Lajme
Molla e kuqe, vetitë kuruese
Përfshirja e mollës së kuqe në një regjim ushqimor, madje edhe në dieta specifike ofron një sërë avntazhesh, pasi ky frut ndihmon për t’u ngopur më parë, por ka edhe një sërë vetish kuruese.
Mollët janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë për të reduktuar problemet në aparatin tretës, si dhe parandalojnë disa lloje tumoresh. Molla e kuqe ndihmon edhe për të mbajtur nën kontroll nivelin e insulinës, pastron organizmin nga metalet e rënda në trup, si plumbi apo mërkuri.
Sipas mjekësisë kineze, kjo frutë forcon zemrën, përmirëson funksionimin e mushkërive dhe zvogëlon mukozat.
Studime të ndryshme thonë se ngrënia e një molle në ditë mund të reduktojë sëmundje të lëkurës, ndërsa ngrënia e pesë kokrrave në javë ul rrezikun e sëmundjeve respiratore, si astma.
Mirëpo ngrënia e një kokrre molle para çdo vakti ndihmon për t’u dobësuar më lehtësisht për shkak të aftësisë për të ngopur dhe ka 50 – 80 kalori, në varësi të madhësisë.
Molla e kuqe është e pasur me vitaminë A, C si dhe përmban fosfor, hekur, kalcium dhe potas. Ndonëse nuk e zëvendëson dot furçën e dhëmbëve, ngrënia e një molle ndihmon në pastrimin e gojës dhe redukton dukshëm praninë e karieve.
E-Diaspora
-
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër Për më shumë se një dekadë, mijëra punëtorë në Zvicër kanë filluar dhe mbaruar punën me... -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë” -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen
Jeta në Zvicër
-
Policia e Vaudit intensifikon kontrollet ndaj automjeteve me zhurmë të tepërt Policia kantonale e Vaudit në Zvicër po shton aksionet kundër automjeteve që shkaktojnë zhurmë të tepërt,... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme












