Shkurt.ch

Monedha lokale do të tërhiqet nga qarkullimi në Zvicër

Farinet - një monedhë vendase e futur në kantonin Valais në 2017 - do të tërhiqet nga qarkullimi në fund të vitit 2019 pasi nuk arriti të stimulojë ekonominë rajonale siç shpresohej

Kartëmonedhat Farinet u prezantuan në Valais në Zvicrën Perëndimore në pranverën e vitit 2017. Por, kjo monedhë pritet të largohet në fund të këtij viti, përcjell albinfo.ch.

“Megjithëse një pjesë e madhe e popullatës lokale mendonte se ishte një ide e shkëlqyeshme, idetë vetëm nuk janë të mjaftueshme për të bërë një ndikim të qëndrueshëm në ekonominë lokale”, tha shoqata në një deklaratë.

Kjo shoqatë deklaroi se bizneset që merreshin me Farinet rrallë e përdorën atë. Ajo shtoi se konkurrenca nga metodat e pagesës elektronike, ishte gjithashtu shumë e fortë për monedhën e letrës. Njerëzit ende mund t’i përdorin ato në dyqanet partnere deri më 31 dhjetor.