Lajme

Mot i keq në Zvicër, anulohen disa fluturime

Për shkak të motit të keq dhe shumë turbulencave, në Zvicër janë anuluar disa fluturime.

Gazeta “20 minuta” ka njoftuar se një stuhi e madhe ka përfshirë Zvicrën të shtunën në mbrëmje.

Nga kjo stuhi disa persona janë lënduar, ndërsa në anën tjetër ka pasur edhe dëme materiale.

Stuhia ka vazhduar edhe gjatë natës.

Në lidhje me këtë rast janë anuluar disa fluturime, përfshirë edhe gjatë ditës së sotme, përcjell Albinfo.ch.