Lajme
MSH fton gratë shtatzëna të vaksinohen
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gratë shtatzëna kanë mundësi të përjetojnë simptoma më të rënda të infeksionit nga COVID-19.
Sipas një njoftimi nga MSH-ja, thuhet se vaksinat krijojnë imunitet si te gratë shtatzëna, ashtu edhe te nënat gjidhënëse.
“Studimet kanë dëshmuar se nënat e vaksinuara kanë antitrupa në qumështin e gjirit, përmes të cilit i sigurojnë mbrojtje edhe foshnjës. Për shkak të rritjes së numrit të varianteve të virusit (SARS COV-2) dhe rëndësisë së mbrojtjes së grave shtatzëna dhe nënave gjidhënëse, vaksinimi i tyre ka rëndësi në parandalimin e infektimit, sëmundjes së rëndë, shtrimit në spital dhe lindjes së parakohshme”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Gjithashtu MSH ka treguar se çfarë ndodh nëse një shtatzënë infektohet me COVID-19.
Sipas njoftimit, thuhet se nëse një grua gjatë kohës që është shtatzënë infektohet me COVID-19, atëherë mund të ketë: rrezik më të lartë të komplikimeve shëndetësore, nevojë për mbështetje me oksigjen, nevojë për kujdes intensiv dhe rrezik më të lartë të lindjes së parakohshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore”
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori












