Integrimi
“Mungesa e pafund e shpresës, e keqe si vet lufta”
Rrëfehen refugjatët: Ton Uka, 45 vjeçar, Shqipëri
Gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung bën në një artikull të saj portretimin e 11 azilkërkuesve të ardhur me valët e fundit të refugjatëve në Gjermani. Në mesin e tyre është edhe shqiptari Ton Uka.
“Kryefamiljarit Ton Ukaj i është dashur disa herë deri tash ta braktiste shtëpizën që e kishte ndërtuar vetë në afërsi të Tiranës, për të dalë jashtë vendit, që të fitojë para për të mbajtur familjen. Sepse gruaja e tij Roza (33) dhe vajzat: Luiza (10) Leonora (6) dhe Leonida (3) kishin nevojë për ushqim, veshmbathje ndërsa vajza e madhe edhe për pajisje shkollore.
“Në Shqipëri nuk kam gjetur kurrë punë”, tregon Toni, i cili nuk ka mbaruar kurrfarë kualifikimi.
Kështu, ai njeherë ka qëndruar në Greqi për pesë vite me radhë duke punuar në ndërtim, më vonë për tri vite në Itali ka ngarë traktorin për një fermë bujqësore. Por secilën herë i duhej ose dëshironte, të kthehej në shtëpi. Ndërsa familjarët asnjëherë nuk mund të shkonin me të jashtë vendit.
E tash ata kanë ardhur të gjithë së bashku me tren në Gjermani. Atje ka vende të mira pune dhe shkolla të mira, ka dëgjuar Toni.
Paratë për udhëtim, nga 600 euro për person ai i ka marrë hua nga vjehrri. Vajzat e tij tash nuk detyrohen të shkojnë të uritura në shkollë…
Por Ton Uka e ndjen tashmë se nuk do t`u lejohet qëndrimi këtu. Mungesa e vazhdueshme e shpresës është po aq e keqe sa edhe lufta, mendon ai.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit












