Futboll
Muriqin e duan shumë klube evropiane, ai tregon për të ardhmen
Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka këmbëngulur se e ardhmja e vet është në duart e Fenerbahces, duke thënë se së pari vjen dëshira e klubit pastaj e vet lojtarit. Shumë klube evropiane janë të etura ta kenë atë në skuadër, por Muriqi thekson se do t’ia lërë klubit të vendosë për të.
Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Vedat Muriqi ka pasur një rritje të jashtëzakonshme në dy sezonet e fundit, duke shkëlqyer në Superligën e Turqisë me Rizesporin dhe Fenerbahcen, shkruan GE, përcjell albinfo.ch
Muriqi iu bashkua Fenerbahces nga Rizespor gjatë verës së 2019-s për 3.5 milionë euro, por pas paraqitjeve mbresëlënëse për ekipin kombëtar të Kosovës dhe Fenerin në sezonin e tij të parë te gjiganti turk, vlera e tij në treg u rrit shumë.
Muriqi e barti formën e lartë nga Rizespori në Fenerbahce, duke e vazhduar shkëlqimin me 15 gola dhe gjashtë asiste në 28 paraqitje këtë sezon para se pandemia koronavirus ta pezullonte futbollin.
Raportohet se Tottenhami i Jose Mourinhos është ndër klubet më të interesuara për të, bashkë me disa klube të tjera nga Premierliga.
Sipas gazetës italiane Gazzetta dello Sport, trajner i Lazios, Simone Inzaghi, është në kërkim të një sulmuesi tash e një kohë dhe pasi e dështoi transferimi i Olivier Giroud nga Chelsea në janar, ai e ka kthyer vëmendjen kah Muriqi.
Por 26-vjeçari nuk ka dashur të flasë për të ardhmen e vet, edhe pse ia ka lënë klubit të vendosë.
“Unë jam te klubi më i madh të Turqi. Nuk flas dot për merkaton. Kam kontratë 3-vjeçare dhe gjithçka varet nga klubi. Ai vendos, unë jam adhurues dhe tifoz i Fenerbahces. Në fillim është dëshira e klubit, pastaj dëshira e Muriqit”, tha Muriqi për Supersport.
“Interesim nga Milani dhe Interi? Është krenari të më krahasojnë me një sulmues si Ibra. Nuk jam unë ai që flas për transferimet. Dëshira ime nuk vlen, sepse fjalën kryesore e thotë klubi. Do të jap maksimumin deri në fund të kontratës”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













