Shkurt.ch
Mushkonjat “i duan më shumë” njerëzit me grupin e gjakut 0
Dyfish më shumë sulmohen nga mushkonjat ata njerëz që kanë grupin e gjakut 0, në krahasim me ata që kanë grupin A
Me sezonin e verës vijnë pushimet, kënaqësia në bregdet dhe … deshëm ose jo, vijnë edhe mushkonjat. Por a ka mbrojtje nga to dhe përse ndodh që disa nga ne sulmohen më shumë nga insektet e nevertshme se sa disa të tjerë?
Përbërja e djersës, ngrohtësia e trupit dhe aromat e veçanta të ushqimeve e pijeve (në mesin e të cilave edhe ajo e birrës) janë disa nga faktorët kryesorë që tërheqin mushkonjat.
Por, një faktor me rëndësi, për të cilin është përfolur por nuk është ditur me siguri, që bën mushkonjat “të çmenden” është gjaku, më saktë, grupi i caktuar i gjakut të njeriut. Sipas një studimi të bërë në universitetin Wageningen, te 85 për qind të njerëzve grupi i gjakut sinjalizohet, identifikohet përmes lëkurës. Dhe, te ata njerëz të cilëve lëkura ua zbulon përkatësinë e gjakut, dyfish më shumë sulmohen nga mushkonjat ata njerëz që kanë grupin e gjakut 0, në krahasim me ata që kanë grupin A. Njerëzit me grupin B janë diku në mes për sa i takon “atraktivitetit” të tyre për mushkonjat.
Ndërkaq studimi e hedh poshtë besimin e përhapur në popull se njerëzit “me gjak të ëmbël” janë më të preferuar nga mushkonjat.
Spray kundër mushkonjave dhe rrjetat që vendosen për këtë qëllim janë mjetet e vete efektive kundër insekteve të mërzitshme dhe ndonjëherë edhe ë rrezikshme. Ndihmon edhe dushi para rënies në gjumë si dhe veshja e rrobave me ngjyrë të çelët. Kjo e fundit për shkakun se mushkonjat tërhiqen nga ngjyrat e mbyllëta.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën