Lajme
Musk thotë se përdoruesit mujor të X-it (ish-Twitter) arrijnë një ‘rekord të ri’
Elon Musk të premten tha se përdoruesit mujor të platformës së rrjeteve sociale X, e që më parë njihej si Twitter, kanë arritur një “rekord të ri”, e gjithashtu shpërndau edhe një grafikë e cila shfaqte numrat e fundit, teksa shifra kalonte 540 milionë përdorues.
Ky postim gjithashtu një nga më të fundit në një seri të komenteve nga udhëheqësit e X të cilët pretendojnë se platforma e tyre ka një tërheqje të madhe në përdorim, dhe kjo pasi që Meta Platforms me 5 korrik e lansoi një platformë rivale të quajtur Threads, raporton Reuters.
Sipas një deklarate të bërë para blerjes së X (Twitter) nga Musk në tetorin e 2022-shit, kjo platformë kishte 229 milionë përdorues mujor aktiv në majin e po atij viti, ndërsa në nëntor Musk kishte thënë se X kishte 259.4 milionë përdorues mujor aktiv.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë












