Sport
Mustafa e Xhaku e mbyllin 2017-ën si titullarë por me barazim
Dy shqiptarët e Arsenalit e mbyllën vitin 2017 në vendin e 5 me 38 pikë ndërsa në mesjave do të fillojnë vitin e ri me derbin e Londrës kundër Chelseas
Skuadra e West Bromit ka arritur që ta ndal me barazim 1:1 Arsenalin e Mustafit e Xhakës në një ndeshje që u vendos në minutat e fundit, transmeton albinfo.ch.
Arsenali shënoi në minutën e 83 ku Sanchez nga gjuajtja e lirë realizoi për 0:1 por vetëm 6 minuta më vonë vendasit e fituan një penallti të dyshimtë që e konkretizoi Rodriguez në gol për 1:1.
Skuadra e Arsenalit e dominoi tërë takimin por nuk arriti të arkëtonte pikë të plota. Granit Xhaka kishte një ndeshje të mirë çka nuk mund të thuhet edhe për Mustafin i cili bëri disa gabime në mbrojtje.
Dy shqiptarët e Arsenalit e mbyllën vitin 2017 në vendin e 5 me 38 pikë ndërsa në mesjave do të fillojnë vitin e ri me derbin e Londrës kundër Chelseas.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












