Sport
Mustafi e Shaqiri nga një gol për klubet e tyre – dhe për tri pikë
Këtë javë u aktivizuan gjithsej 11 lojtarë shqiptarë kurse nga gjithsej 8 golat e shënuar, 3 ishin të futbollistëve shqiptarë
Pas një pauze dy javore për shkak të ndeshjeve kualifikuese të përfaqësueses Zvicërane për kampionatin evropian 2012, u zhvilluan ndeshjet e javës së 12. Në këtë javë në pesë ndeshje u aktivizuan gjithsej 11 lojtarë shqiptarë kurse nga 8 golat e shënuara gjatë kësaj jave, 3 gola i shënuan futbollistët shqiptarë.
Në derbin e javës së 12-të të super ligës zvicerane në futboll në përballjen në mes dy ekipeve zvicerane të cilat ende bëjnë qara edhe në kupat evropiane, FC Zurich dhe FC Basel, fitore shënuan mysafirët me rezultat 0 :1. Realizator i vetëm ishte ylli shqiptar Xherdan Shaqiri i cili shënoi nga gjuajtja e lirë në minuten e 55. Për FC Baselin tërë ndeshjen luajti Granit Xhaka, kurse Shaqiri u zëvendësua në minuten e 86.
Në anën tjetër për FC Zurich tërë ndeshjen luajtën Admir Mehmedi dhe Adrian Nikçi i cili në minutën e 89 u ndëshkua me karton të verdhë.
Në ndeshjen FC Young Bois-FC Grasshopper, fitore shënuan mysafirët me rezultat 0:1. Realizator i vetëm në këtë fitore ishte futbollisti shqiptar Orhan Mustafi i cili shënoi në minutën e 64. Deri sa për vendës nuk u aktivizua asnjë futbollist shqiptar, për mysafirët pos Mustafit tërë ndeshjen luajti edhe Mërgim Brahimi. Rezervë ishte Endogan Adili kurse mungoi për shkak të lëndimit Amir Abrashi.
As goli i futbollistit shqiptar Jahmir Hyka i cili shënoi në minutën e 49 nuk mjaftoi që të evitohet humbja si vendës e liderit të ligës FC Luzern kundër Xamaxit me rezultat 1 : 2. Për vendës pos Hykës tërë ndeshjen luajti edhe Burim Kukeli. Ishte kjo edhe befasia e kësaj jave. Në anën tjetër për skuadrën mysafire Vullnet Basha luajti nga fillimi e deri ne minuten e 72.
Futbollistët shqiptarë të FC Thun, Muhamed Demiri dhe Milaim Rama edhe pse luajtën tërë ndeshjen nuk arritën të evitojnë humbjen me rezultat minimal 1 : 0 si udhëtues. Ekipi i tyre humbi në Lozanë nga i fundit në tabelë, FC Lausanne sport, për të cilin ekip nuk u aktivizua asnjë futbollist shqiptar.
Në ndeshjen FC Servette-FC Sion 0 : 2, i vetmi futbollisti shqiptar Florian Berisha i FC Sion ishte në bankinën rezervë por nuk u aktivizua fare.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile













