Shkurt.ch
Muzeu në Bernë, heton origjinën e dhuratave të koleksionit
Muzeu i Arteve të Bukura në Bernë po heton origjinën e dhurimeve të rëndësishme të bëra nga një koleksionist i artit dhe se si disa vepra kanë arritur të jenë në koleksionin e tij.
Kur zvicerano-braziliani i famshëm, Georges F. Keller, filloi t’i dhurojë muzeut të Arteve të Bukura të Bernës piktura nga mjeshtra të tillë si Henri Matisse dhe Salvador Dali, ai njihej si një tregtar i respektuar i artit.
Keller i dhuroi 116 vepra muzeut, duke përfshirë “Bluzën Blu” të Matisse (1936), mes viteve 1950 dhe 1981 kur ai vdiq.
Vitin e kaluar, megjithatë, një hulumtues i muzeut gjeti një dokument arkivor i cili sugjeron lidhje mes Kellerit dhe nazistëve.
“Është përgjegjësia jonë të hetojmë me saktësi dhe të verifikojmë edhe njëherë se si këto vepra që na dhuroi Georges F. Keller në një mënyrë shumë bujare, kanë arritur të jenë në koleksionin e tij”, thotë Nina Zimmer, drejtoreshë e Muzeut të Arteve të Bukura në Bernë.
Sipas dokumenteve arkivore të botuara nga Biblioteka Frick e Referencës së Artit, Keller kishte qenë partner biznesi me Etienne Bignou, një francez që tregtonte artin me gjermanët në Parisin e pushtuar nga nazistët, shkruan zëriamerikës, përcjell albinfo.ch
Keller dhe Bignou punuan së bashku në Paris në galerinë Georges Petit, e cila specializohej në veprat impresioniste derisa u mbyll në vitin 1933.
Bignou më pas ngriti galerinë e tij në kryeqytetin francez me Kellerin si partner, i cili gjithashtu kishte kombësinë franceze.
Sipas dokumentave, Keller më vonë u bë drejtor i degës së Nju Jorkut në galerinë Bignou.
Për muzeun e Bernës, dhurimet me lidhje të mundshme me nazistët nuk janë gjë e re. Në një rast tjetër të ngjashëm, muzeu u përpoq t’i kthejë thesaret tek pronarët e tyre të ligjshëm.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












