Lajme
Myftiu Tërnava me magjistraturë të kopjuar
Rrjeti transnacional i dijetarëve i quajtur (CIP) me seli në Uashington ka zbuluar se myftiu i Kosovës, Naim Tërnava e ka vjedhur temën e magjistraturës nga Zia Abdullah
CIP, siç raporton e përditshmja “Koha Ditore” ka zbuluar që myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka vjedhur pronën intelektuale të tjetërkujt.
Sipas CIP, i pari aktual i BIK, Naim Tërnava, tezën e tij të magjistraturës e ka kopjuar nga disertacioni i doktoraturës i predikuesit islam, Zia Abdullah, me titull “Efekti i Akides Myslimane në Udhëzimet sesi Duhet Sjellë”, dhe është miratuar më 1997-1998, nga Universiteti i Zaytuna’s, në Tunis.
“Tërnava përfshinë materiale si të ishte autor i tyre, bashkë me fusnotat të cilat iu referohen autorëve të hershëm, edhe pse ato janë përmendur edhe nga Abdullah”, thuhet në kumtesën e CIP.
Duke u bazuar në një analizë të plotë dhe në një gjykim të paanshëm, Qenda e Pluralizmit Islam deklaron që këto zbulime tregojnë se Naim Tërnava definitivisht ka bërë një shkelje serioze të plagjiaturës akademike.
Madje, për këtë qëllim supozohet se muajin e kaluar është ndryshuar edhe Kushtetuta e BIK-ut dhe është zëvendësuar kryetari i Kuvendit të këtij institucioni fetar, Xhabir Hamiti. Paraprakisht Hamiti kishte bërë publik synimin e tij për të kandiduar për myfti të ri të Kosovës.
Naim Trrënava ka tetë vjet që është në krye të BIK-ut, ndërsa gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur dhjetëra incident ndërmjet klerikëve islamë, kurse Muftiu nuk është deklaruar asnjëherë. Madje shumë klerikë që e mbështesin islamin tradicional e akuzojnë atë, si kleriku që mbështet Wehabizmin.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran














