Lajme
Naim Dina u zgjodh asamblist në qytetin Renens të Kantonit Vaud
"Ju informoj se jam zgjedhur këshilltar komunal në grupin e këshilltarëve të Partisë Socialiste", shkruan ai në një postim në rrjetet sociale
Naim Dina, shqiptari nga Kosova, u zgjodh Këshilltar Komunal (asamblist) në Renens të Kantonit Vaud, njofton albinfo.ch. Lajmin e ka konfirmuar Dina përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se do të angazhohet që të përfaqësojë interesat dhe nevojat e zviceranëve, shqiptarëve e çdo etnie tjetër që është pjesë e komunitetit në Renens.
“Të dashur e të nderuar miq. Më lejoni ta ndaj një lajm shumë të rëndësishëm për mua dhe për shumë qytetarë, të cilët do të jenë të përfaqësuar nga unë pranë Asamblesë Komunale të qytetit tonë, Renens.
Me përulje dhe krenari të madhe po ju informoj se jam zgjedhur këshilltar komunal në grupin e këshilltarëve të Partisë Socialiste. Duke qenë i vetëdijshëm për rolin dhe funksionin që kam marrë me këtë detyrë, do të mundohem që me maksimumin e punës dhe energjisë time të jem zëri më i fuqishëm i të gjithë qytetarëve të Renens-it, një qytet me afër 22.000 banorë, në kantonin e Vaudit.
Në rrugëtimin tim të ri do të avancoj secilën brengë, nevojë, kërkesë të njerëzve që do t’i përfaqësoj pranë Asamblesë Komunale të Renens. Zelli dhe përkushtimi im politik nuk do të zhgënjejë askënd, por do të jam pranë tyre për çdo të drejtë të tyre për jetë më të mirë dhe për secilën çështje që ata do të kërkojnë.
Adresimet e tyre për gjendje më pozitive në jetën e tyre do t’i dërgoj në instanca të duhura dhe do të trajtohen me prioritet e efekt sa më pozitiv. I falënderoj të gjithë bashkëpartiakët e mi edhe për besimin që ma dhanë për të marrë postin e Zëvendës Kryetarit të Partisë Socialiste për Renens, si dhe angazhimin që unë të bëj më të mirën, andaj pritshmërisë së madhe do t’i përgjigjemi vetëm me punë e angazhim maksimal.
Do të jem në dispozicion dhe i hapur në çdo kohë për çdo kontakt me bashkëqytetarë të mi për këshilla e sugjerime, në mënyrë që sukseset të jenë të dukshme dhe të prekshme”, thotë në fund të mesazhit të tij Naim Dina, tashmë asamblist në Kuvendin e Komunës së qytetit Renens, Vaud.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













