Lajme
NASA publikon menynë e ushqimit në Mars
Për të transportuar një kilogram material nga Toka në hapësirë duhen rreth 10 mijë dollarë.
Njerëzve që do të zhvendosej në planetin e kuq, duhet të ushqehen. NASA dhe Agjencia Kineze e Hapësirës po mendojnë të dërgojnë astronautët e tyre në Mars brenda dy dekadave të ardhshme dhe po bëjnë gjithashtu planet se me çfarë do t’i ushqejnë ata.
Një udhëtim vajtje-ardhje deri në Mars zgjat më shumë se një vit, kështu që rezervat ushqimore duhet të jenë të mëdha.
Komuniteti që do të jetonte në Mars do të ishte i ekspozuar ndaj rrezatimit dhe temperaturave që arrijnë deri në 104 gradë celsius. Evan Fraser, drejtor i Institutit Ushqimor në Universitetin “Guelph”, Kanda dhe Lenore Neëman, drejtore e Institutit Bujqësor në Universitetin “Vraser Valley”, Kanada, autorë të librit “Darka në Mars”, shpalosin idetë e tyre për vaktet ushqimore:
Mëngjesi
Marsiani nga Toka do ta niste mëngjesin me një çokollatë me shumë proteina dhe një filxhan kafe. Kafeja në Mars do të ishte njëlloj si ajo në Tokë. Por çokollata do të ishte e përbërë nga alga të rritura në vaska uji, që përftohet nga shkrirja e akullnajave të planetit të kuq. Algat do të duhet të fertilizohen me minerale që gjenden në Mars, për të nxjerrë një produkt të ngjashëm me spirulinën, ushqimin e preferuar të astronautëve.
Dreka
Sallatë me perime të rritura falë shfrytëzimit maksimal të rrezeve të diellit, sigurisht në “ferma” nëntokësore të mbrojtura nga rrezatimi i tepruar. Pjata do të shoqërohej me një milkshake, të mbushur me qumësht dhe proteina të krijuara nga mikroorganizmat që do të rriteshin në vaskat e ujit, bashkë me algat.
Darka
Nis me një pjatë me domate dhe avokado të përzierë me fara dhe arra, pasuar nga një racion salmon dhe patate të ziera. Për ëmbëlsirë, akullore dhe kek, të shërbyera me manaferra të freskëta. Në tavolinë do të kishte edhe verë marsiane.
Perimet dhe manaferrat do të prodhoheshin në “fermat vertikale”, ndërsa arrat, avokadot dhe rrushi për verën vijnë nga pemët dhe vreshtat që do të mbilleshin në serrat e ngritura në zona të ndryshme të planetit, për t’i përafruar me klimën tokësore.
Salmoni do të prodhohej nga qelizat staminale të marra nga laboratorët në Tokë, por duke qenë se nuk mund të kultivohej peshku, praktikisht do të prodhoheshin llokma të gatshme për t’u ngrënë.
Pas darke
Dy studiuesit kanë menduar që marsiani i ri të konsumojë topa proteine të skuqura dhe pije me gaz, ose vodka të bërë nga patatja.
E-Diaspora
-
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT Nga inxhiniere elektrike në lidere të projekteve Datacenter, historia e Entela Zhutës tregon se përkushtimi mund... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih shënon 18-vjetorin e Pavarësisë mes diplomacisë dhe tingujve të Elina Dunit -
Londër
Londra nderon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me pritje diplomatike -
Romë
Ambasada e Kosovës në Romë shënon 18-vjetorin e Pavarësisë -
Japoni
Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë me pritje solemne në Japoni
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT Nga inxhiniere elektrike në lidere të projekteve Datacenter, historia e Entela Zhutës tregon se përkushtimi mund... -
Engineers’ Day në EPFL: Një urë mes studentëve dhe profesionistëve shqiptarë në Zvicër -
Konsullata e Kosovës në Cyrih shënon 18-vjetorin e Pavarësisë mes diplomacisë dhe tingujve të Elina Dunit -
Kjo është data për referendumin mbi propozimin anti-imigracion -
Kantoni zviceran synon të heqë tarifat e natyralizimit për të rinjtë













