Shkurt.ch
Natalie Rickli kritikohet si “zëdhënëse e Blocher-it”
Rickli, siç shkruan “BaZ” ka marrë këtë post vetëm në saje të një manovre të Blocherit dhe Mörgelit
Deputetja nacionale nga radhët e SVP-UDC-së, Natalie Rickli shihet me mosbesim nga ana e një pjese të partisë së saj. Një numër përfaqësuesish të SVP-UDC-së në parlament e konsiderojnë atë, thjesht, “Altoparlant të Blocherit”. Por, kritikët flasin vetëm me kusht anonimiteti, shkruan gazeta Basler Zeitung. Ajo për çfarë kolegët e saj ia shohin për të madhe znj. Rickli është zgjedhja e saj si nënkryetare e grupit parlamentar të partisë. Rickli, siç shkruan “BaZ” ka marrë këtë post vetëm në saje të një manovre të Blocherit dhe Mörgelit. Nga ana tjetër vetë Rickli ka shkruar në facebook se kolegët e saj kritikë janë “të sëmurë” meqë po përhapin në opinion çështje të tilla të brendshme.
Nënkryetarja e re mezi e zgjedhur në këtë post, sipas asaj që kanë deklaruar për gazetën “Dere Sonntag” disa deputetë të partisë së saj, nuk gëzon simpati në grupin parlamentar. Dhe, ky qëndrim ndaj saj është sipas tyre një shprehje rebelimi kundër Blocherit.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










