Lajme

NATO del me reagim për rastin në Poloni

Aleanca Veriatlantike e NATO-s ka reaguar për herë të parë pas raportimeve se raketat ruse kanë prekur territorin polak që është vend anëtar i kësaj aleance, duke lënë të vdekur dy persona.

I pyetur në lidhje me zhvillimet e natës së sotme në Poloni, një zyrtar i NATO-s i tha BBC-së: “Ne po shqyrtojmë këto raporte dhe po koordinohemi ngushtë me aleatin tonë, Poloninë”.