Tematike
Natyralizim i lehtësuar për të huajt në partneritet të gjinisë së njëjtë
Pasi që partneriteti brenda gjinisë së njëjtë në shumë segmente të tjera është barazuar me partneritetin mbi bazën e kurorës, është shfaqur nevoja që ky barazim të shtrihet edhe te natyralizimi
Shtetasit e huaj të cilët me një shtetas zviceran jetojnë në partneritet të gjinisë së njëjtë nuk do të dëmtohen më në procedurën e natyralizimit në krahasim me ata/ato që jetojnë në partneritet të kurorës (çifte të martuara).
Këshilli Federal, në një qëndrim të publikuar sot ka mbështetur propozimin e Komisionit për Politika Shtetërore të Dhomës Nacionale të Parlamentit (SPK-N) për zbatimin e pesë iniciativave parlamentare të ngjashme për «barazimin e partneritetit të regjistruar me atë të kurorëzuar, në procedurën e natyralizimit».
SPK-N, më 5 nëntor 2015 kishte përgatitur draftin për jetësimin e iniciativave të përmendura parlamentare dhe i kishte apeluar Këshillit Federal për të marrë një qëndrim, thuhet në një komunikatë të Sekretariatit Shtetüeror për Migracion (SEM).
Drafti përmban një propozim për rishikimin e Kushtetutës Federale. Me këtë rishikim, autoritetet federale do të fitonin edhe kompetencën për të rregulluar në mënyrë të unifikuar si fitimin ashtu dhe humbjen e të drejtës së shtetësisë për martesat brenda një gjinie. Mbi bazën e këtij ndryshimi kushtetues do të duhet të bëhet edhe përshtatja e Ligjit mbi Natyralizimin. Në këtë mënyrë në të ardhmen, rregullat për natyralizimin e bashkëshortit ose bashkëshortes së një zvicerani/je do të vlejnë njësoj edhe për partnerët e gjinisë së njëjtë.
Mbështetje nga Këshilli Federal
Këshilli Federal mbështet kërkesën bazë të iniciativave parlamanetare dhe kërkesën e bërë nga SPK-N për rishikimin e kushtetutës dhe ligjit. Trajtimi jo i barabartë që në bazë të së drejtës në fuqi u bëhet personave shtetas të huaj në partneritet (me shtetas zviceranë) të gjinisë së njëjtë në krahasim me partnerët martesorë në procedurën e natyralizimit, është i pajustifukueshëm.
Pasi që partneriteti brenda gjinisë së njëjtë në shumë segmente të tjera është barazuar me partneritetin mbi bazën e kurorës, është shfaqur nevoja që ky barazim të shtrihet edhe te natyralizimi, thuhet në fund të komunikatës së SEM (Sekretariati Shtetëror për Migracion).
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













