Tematike
Ndahen 150 milionë franga për qendrat federale të Azilit
Organizata ORS Service Ag dhe ajo Asyl-Organization Zürich (AOZ) kanë marrë për vitet 2020 deri 2022 maksimalisht nga 25 milionë franga në vit
Autoriteti federal që merret me çështje të azilit, gjegjësisht Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) ka ndarë mandatet për qendrat federale që strehojnë azilkërkuesit. Për këtë qëllim janë ndarë 150 milionë franga.
Organizata ORS Service Ag dhe ajo Asyl-Organization Zürich (AOZ) kanë marrë për vitet 2020 deri 2022 maksimalisht nga 25 milionë franga në vit, gjegjësisht nga 75 milionë franga për tri vite secila, bën të ditur SEM.
Shuma e përmendur është ndarë vetëm për të mbështetur punën e qendrave e azilit që funksionojnë në nivel federal.
Shuma maksimale e paraparë, e përmendur më lart, mund të jepet vetëm në rast të shfrytëzimit të plotë të kapaciteteve të qendrave në fjalë. Duke qenë se aktualisht kapacitetet në fjalë janë dukshëm të reduktuara, edhe kostoja e mbajtjes së këtyre qendrave është më e ulët.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













