Kosova
Ndahen 40 milionë euro shtesë për FSK-në
Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka ndarë 40 milionë euro shtesë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se me propozim-vendimin ndahen kursimet e deklaruara nga organizatat buxhetore në vlerë prej mbi 54.3 milionë euro te projekte të tjera, ku kanë dinamikë më të shpejtë.
Ai ka thënë se 40 milionë euro nga ato mjete do të ndahen për FSK-në, duke arritur shifrën totale mbi 200 milionë euro që është mbi 2 për qind e GDP-së.
“Në mbledhjen e sotme të qeverisë u ndanë dhe 40 milionë euro shtesë për ushtrinë tonë, duke tejkaluar kështu buxhetin prej 200 milionë eurove, apo mbi 2% e BPV, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s. Duke investuar në ushtri, po investojmë në sigurinë e qytetarëve tanë dhe në mbrojtjen e integritetit të territorit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në Facebook.
E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria është e përkushtuar për anëtarësimin në NATO.
“Ndër vendimet e tjera, sot kemi edhe vendimin për ndarjen e buxhetit shtesë për Forcën e Sigurisë së Kosovës në vlerë prej 40 milionë euro, dhe me këtë ndarje, shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar për mbrojtje sivjet tejkalon nivelin prej 200 milionë euro, apo mbi 2% të Bruto Produktit Vendor, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s. Arritja e këtij niveli për herë të parë në historinë e re të ushtrisë sonë tregon se si Qeveri jemi të përkushtuar drejt arritjes së synimit tonë të përbashkët për t’u bërë shtet anëtar në Partneritetin për Paqe, drejt anëtarësimit në NATO. Pra, jemi qeveri e të gjithëve, për të gjithë”, tha Kurti në fillim të mbledhjes.
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










