Shkurt.ch
Ndahet Çmimi për Integrim i qytetit të Bazelit
Me vlerën monetare prej 15 mijë frangash, çmimi për integrim do të vlerësojë dhe do t`i japë publicitet angazhimeve të shquara për integrim
Për të 15-ën herë me radhë edhe këtë vit qyteti i Bazelit ndan çmimin për integrim. Në konkurrencë për këtë çmim janë iniciativat nga Bazeli në fushe të integrimit, të cilat realizohen në bazë me pak mjete, por që motivojnë edhe të tjerët dhe që janë të qëndrueshme.
Me vlerën monetare prej 15 mijë frangash, çmimi për integrim do të vlerësojë dhe do t`i japë publicitet angazhimeve të shquara për integrim dhe për bashkëjetesën paqësore të komuniteteve të ndryshme.
Për ata që duan të konkurrojnë vetë ose që këtë duan t`ia propozojnë personave ose institucioneve tjera, afati i konkurrimit përfundon më 26 prill 2013.
Në vazhdim linku i faqes së çmimit të Bazelit për Integrim dhe fletëpalosja: Basler Preis für Integration
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse











