Lajme
Ndalet për të ofruar ndihmën e parë, shkelet për vdekje nga makina tjetër
Në mëngjesin e të enjtes në Saint-Maurice (Valis), ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale për një shofer 53 vjeçar
Një shofer ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij në autostradën Rhône A9 të enjten në mëngjes, thuhet në një njoftim të policisë së kantonit Valis, shkruan polizeinews.ch.
Makina është kthyer mbrapsht dhe është përplasur duke u ndalur në fund në mburojat rreth autostradës.
Duke parë aksidentin, një shofer dhe bashkudhëtari i tij ndaluan automjetin e tyre për të ofruar ndihmën e parë, transmeton albinfo.ch. Pastaj, kur panë se shoferi nuk ishte lënduar ata u nisën për t`u kthyer në automjetin e tyre.
Por, në këtë pikë, dy shoferë të tjerë humbën kontrollin mbi automjetet e tyre në rrugën e rrëshqitshme nga akulli. Për pasojë, njëri nga dy ndihmësit u godit nga njëra prej dy makinave në fjalë.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai nuk u mbijetoi plagëve të rënda dhe vdiq në vendin e aksidentit.
I ndjeri është një 53 vjeçar nga Valisi i Poshtëm. Prokurori publik ka nisur një hetim për të sqaruar shkakun e aksidentit.
(Foto: Kapo Wallis)
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi Një studim i Universitetit të Bazelit tregon se pandemia e Covid-19 ka pasur një ndikim më... -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër














