Bota
Ndalet rryma edhe në Nju Jork
Ndërprerja e energjisë elektrike zgjati për pothuajse pesë orë
Menhetën në Nju Jork u zhyt në errësirë të plotë dhe qindra njerëz u bllokuan në metro dhe ashensorë, pas një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike goditi qytetin.
Ndërprerja e energjisë elektrike zgjati për pothuajse pesë orë.
Vlerësohet se nga kjo ndërprerje e energjisë elektrike janë prekur 70 mijë shtëpi dhe biznese në Menhetën, transmeton Evropa e Lirë.
Autoritetet thanë se shkaktar i ndërprerjes së rrymës ishte një zjarr që kishte shpërthyer në transformator të energjisë, përcjell albinfo.ch.
“Përderisa punëtorët po punojnë që të rikthehet energjia në Menhetën, ne inkurajojmë të gjithë që të shmangin përdorimin e metrove”, thuhej në një postim në Twitter, Autoriteti për Transport.
Kjo është ndërprerja më e madhe e energjisë elektrike që prej vitit 1977, kur pothuajse i gjithë Nju Jorkut kishte mbetur pa rrymë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa















