Lajme
Ndalimi i telefonave në shkollat zvicerane nuk po konsiderohet zgjidhje afatgjatë
Duke filluar nga ky vit shkollor, të gjitha shkollat në kantonin e Aargaut do të kenë një ndalim të telefonave celularë deri në nivelin e mesëm të lartë. Qeveria kantonale e lëshoi rregullin para pushimeve verore sepse rekomandimet e mëparshme nuk ishin zbatuar mjaftueshëm.
Colette Basler, presidente e “Bildung Aargau” dhe përfaqësuesja më e lartë e mësuesve në kanton, shpjegon pse e mbështet ndalimin dhe ku i sheh kufijtë e tij.
“Me Kurrikulën 21 (Lehrplan 21), shkollat kanë një mjet për të vendosur rregulla të caktuara. Por nëse sistemit i mungojnë burime të mjaftueshme, ato janë të lumtura të kenë masa të qarta. Ato janë më të lehta për shumë mësues dhe më të lehta për t’u zbatuar. Ajo që është thelbësore është që fëmijët dhe të rinjtë të kenë kushtet më të mira të mundshme për një mjedis të mirë mësimor”, ka thënë ajo.
Si duket saktësisht rregullorja e re?
Kjo ndryshon nga shkolla në shkollë dhe varet nga kultura përkatëse shkollore. Disa shkolla tashmë kishin një ndalim në fuqi, ndërsa të tjerat tani janë detyruar ta zbatojnë atë. Është e rëndësishme që të gjithë brenda një shkolle të zbatojnë të njëjtin rregull. Një mundësi është që nxënësit t’i dorëzojnë telefonat e tyre celularë në mëngjes dhe t’i marrin përsëri pas mësimit, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch.
Sa i përket reagimeve të prindërve, ajo u shpreh se janë shumë të ndryshme.
“Një pjesë e madhe janë të kënaqur me rregulloret e qarta. Por ka edhe prindër që duan të jenë në gjendje t’i kontaktojnë fëmijët e tyre në çdo kohë”, u shpreh ajo.
A mund të përdoren ende telefonat celularë në klasë?
Po. Zbatimi kërkon fleksibilitet dhe duhet t’i përshtatet kulturës së shkollës. Pajisjet mund të përdoren për qëllime të caktuara mësimore.
Ndalesa të tilla mund të ndihmojnë në afat të shkurtër, por nuk janë një zgjidhje afatgjatë. Nxënësit duhet të mësojnë t’i përdorin telefonat e tyre celularë me përgjegjësi, ato pasqyrojnë jetën e tyre reale, i ndihmojnë të marrin informacion dhe promovojnë forma të reja të të nxënit. Ky zhvillim nuk mund të ndalet me një ndalim.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












