Lajme
Ndalohen dy koncerte të neonazistëve në Zvicër
Të premten, Policia e Kantonit të Valisit ka ndaluar në kufi dhe nuk ka lejuar të hyjë në Zvicër një bend francez i cili do të paraqitej në skenë të shtunën
Policia gjatë fundjavës që kaloi ka parandaluar një koncert dhe ka ndërprerë një tjetër, të dy të organizuar nga skena neonaziste, njëri në Kantonin e Valisit dhe tjetri në atë të Lucernit, shkruan srf.ch.
Të premten, Policia e Kantonit të Valisit ka ndaluar në kufi dhe nuk ka lejuar të hyjë në Zvicër një bend francez i cili do të paraqitej në skenë të shtunën. Kështu, koncerti nuk u mbajt, transmeton albinfo.ch. Po ashtu, disa anëtarëve të bendit u janë shqiptuar ndalesa për të hyrë në Zvicër në një periudhë të caktuar.
Ndërkaq në Kantonin e Lucernit, po në këtë fundjavë, policia ka ndërhyrë në një koncert neonazistësh që kishte filluar të mbahej. Fjala është për koncertin që po mbahej në Wolhusen të këtij kantoni, përcjell albinfo.ch. Dy pjesëtarëve të bendit që po shfaqte koncertin u është kërkuar të lëshojnë Zvicrën.
Në mediat zvicerane gjatë gjithë javës së kaluar është folur për një ose më shumë koncerte të neonazistëve që do të mbaheshin gjatë fundjavës në Zvicër. Por, përkundër spekulimeve të ndryshme, nuk ishte arritur të dihej se ku do të mbaheshin konkretisht koncertet në fjalë.
E-Diaspora
-
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit Tenori Ramë Lahaj dhe soprano Marigona Qerkezi do të performojnë në Gjenevë para diasporës shqiptare... -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit
Jeta në Zvicër
-
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit Tenori Ramë Lahaj dhe soprano Marigona Qerkezi do të performojnë në Gjenevë para diasporës shqiptare... -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët











