Lajme
Ndërroi jetë Prof. Dr. Shefik Osmani
Pas një sëmundjeje të gjatë, të shtunën pasdite, i mbylli sytë përgjithnjë, në Tiranë, prof.dr. Shefik Osmani. Dje në mëngjes, në banesës së tij në kryeqytet, shkuan mjaft kolegë, miq e bashkëpunëtorë dhe ish-nxënës. Ata ngushëlluan bashkëshorten dhe bashkëpunëtoren e pandarë të tij, “Mësuesen e Popullit” Urti Osmani, vëllain prof.dr. Tomor Osmani dhe familjarë të tjerë. Pastaj trupi i pajetë i prof. Sh.Osmanit u përcoll, me nderime e respekt nga gjithë të pranishmit, për në Shkodër. Mbi arkivolin e tij u vendosën buqeta me lule të freskëta e kurora, në mes të cilave binte në sy ajo nga Shoqata e Arsimtarëve të Shqipërisë. Ceremonia e varrimit u zhvillua dje pasdite, në prani të shumë qytetarëve dhe personaliteteve të jetës arsimore, kulturore e shkencore të vendlindjes së tij.
Prof. Dr. Shefik Osmani është njëri ndër pedagogët e studiuesit më të shquar të fushës së arsimi dhe të mendimit pedagogjik shqiptar, didakt e publicist i njohur, botues i sa e sa veprave nga praktika pedagogjike e metodike etj. Është autori i veprës tashmë të njohur e unike, “Fjalori i Pedagogjisë”, për të cilën iu dha “Çmimi i Republikës” dhe një ndër bashkautorët kryesorë, në veprën madhore “Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar”.
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
6 lajmet kryesore të javës në Zvicër Këto janë disa nga zhvillimet më të rëndësishme që kanë shënuar javën në Zvicër... -
Turizmi zviceran në rrezik -
Normalizohen shitjet e biçikletave në Zvicër -
Pranvera po fillon gjithnjë e më herët në Zvicër -
Zvicra kërkon afrimin me Bashkimin Evropian dhe më pak varësi nga SHBA











