Lajme

Ndërron jetë Naim Zabërgja, babai i Dijamantit

Njoftimin e ka dhënë Ambasada e Kosovës në Gjermani

Ka ndërruar jetë, Naim Zabërgja, babai i Dijamant Zabërgjës, i cili ishte vrarë në Munih, tre vite më parë, në një sulm terrorist, shkruan albinfo.ch.

Njoftimin e ka dhënë Ambasada e Kosovës në Gjermani.

“Në sulmin e terroristit David Sonboly me datën 22 Korrik 2016 pranë Stadiumit Olympia në Munih të Bavarisë, iu vra djali i vetëm, Dijamant Zabërgja.

Sot, 3 vite mëpas, ndërroi jetë babai i tij, Naim Zabërgja!

Humbja e Dijamantit dhe shuarja e sotme e Naimit, nuk mund të përshkruhen me fjalë. Nga Dhembja. Nga Tragjedia!

U bashkofshi në Qiell, Diamant dhe Naim Zabërgja!”, shkruan ambasada në rrjetet sociale.