Portrete të firmave
Ndërtimi si mision: Rrugëtimi i Jasmin Ibraimit në Zvicër
Para 12 vitesh ai mori guximin të hapte kompaninë AkkoTech Bauunternehmen në Winthertur, e cila sot gëzon reputacion dhe besueshmëri në tregun zviceran
Jasmin ibraimi, me prejardhje nga Negotina e Pollogut të Maqedonisë së Veriut, ka ndërtuar një histori suksesi në sektorin e ndërtimit në Zvicër. Pasioni i tij për ndërtimin ka nisur që në moshë të re dhe me kalimin e viteve vetëm sa është rritur. Para 12 vitesh ai mori guximin të hapte kompaninë AkkoTech Bauunternehmen në Winthertur, e cila sot gëzon reputacion dhe besueshmëri në tregun zviceran.
Sfida e parë: fitimi i besimit
Vitet e para kanë qenë më të vështirat. Jasmini tregon se sfida më e madhe ka qenë fitimi i kredibilitetit në treg.
“Edhe pse kisha shtetësi zvicerane, shpesh më shikonin me skepticizëm, si arkitektët ashtu edhe investitorët. Por me korrektësi, profesionalizëm dhe cilësi, çdo projekt që realizuam solli kënaqësi dhe besim të ri, duke na hapur derën për projekte të tjera,” – rrëfen ai.
Krenaria e profesionit
Për Jasminin, çdo projekt i përfunduar me sukses dhe çdo klient i kënaqur është një arritje më vete.
“Kur arkitektët të komplimentojnë dhe kur investitorët shprehen të kënaqur, kjo është kënaqësia më e madhe. Çdo projekt mbart një ndjenjë krenarie të veçantë,” – thekson ai.
Mesazh për të rinjtë shqiptarë
Duke iu drejtuar të rinjve shqiptarë që dëshirojnë të futen në sektorin e ndërtimit, ai thekson: “Mos u frikësoni nga puna. Është e vërtetë që ndërtimtaria kërkon shumë, por nëse e bën me zemër dhe me dëshirë, puna bëhet pasion. Unë kam filluar që në moshën 16-vjeçare dhe çdo vit që kalon, dashuria për këtë profesion vetëm sa është rritur. Puna me përkushtim sjell rezultate dhe sukses”.
Ibraimi vëren me krenari se shqiptarët po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në pozitat kyçe në Zvicër, jo vetëm në ndërtimtari, por edhe në fusha të tjera.
“Shqiptarët po ecin me hapa të mëdhenj përpara në çdo sektor”, thotë ai.
Kur pyetet se cilat aftësi janë më të rëndësishme në këtë profesion, ai ndalet te një këshillë që e ka marrë nga babai: “Bëje atë punë që e do. Nëse puna nuk të sjell gëzim, atëherë nuk është rruga e duhur. Dashuria për profesionin është çelësi i suksesit.”
Jeta si “Baumeister”
Si udhëheqës ndërtimi (Baumeister), dita e tij nis me projektet nga themelet (Tief- dhe Rohbau) dhe përfundon me mbikëqyrjen e çdo detaji teknik.
Projekti i parë, kujton ai, ishte një sfidë e madhe, jo vetëm nga ana materiale por edhe financiare. “Ishte një përvojë e vështirë, por më ka mbetur si kujtim i paharruar dhe më ka dhënë forcë për të mos u dorëzuar.”
Synimi i tij është që firma AkkoTech të vazhdojë të funksionojë. “Dëshira ime është të vazhdoj këtë rrugë me korrektësi dhe profesionalizëm. Kur të vijë koha të mbyllet, të mbyllet me dinjitet, duke falënderuar të gjithë ata që na kanë besuar,” – përfundon ai.
Shqiptarët, gjithnjë më të pranishëm në pozita kyçe
Ibrahimi vëren me krenari se shqiptarët po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në pozitat kyçe në Zvicër, jo vetëm në ndërtimtari, por edhe në fusha të tjera.
“Shqiptarët po ecin me hapa të mëdhenj përpara në çdo sektor”, thotë ai.
Kompania e Jasmin Ibraimit: https://akkotech.ch/
Foto Genti Mersinaj
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Davos
Kurti në Davos promovon Kosovën si partner të besueshëm për investime Nga Davosi, Kurti fton investitorët: Kosova në rritje të qëndrueshme ekonomike... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Një shqiptar në krye të Komisionit Suprem për Barazi dhe Integrim Shoqëror në Gjermani -
Një shqiptare në mesin e 10 grave më të spikatura botërore në sektorin e energjisë -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Heppenheim të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Taksa e tranzitit në Zvicër një hap më afër zbatimit Zvicra shqyrton vendosjen e taksës së tranzitit për shoferët e huaj... -
Davos
Këto janë 19 vendet që kanë nënshkruar pjesëmarrjen në Bordin e Paqes -
Davos
Vjosa Osmani nënshkruan anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes -
Davos
Presidentja Osmani e vetmja grua mes liderëve botërorë në Bordin e Paqes -
Davos
Presidentja Vjosa Osmani takohet me Donald Trump në Davos
















