Shkurt.ch
Ndeshje e rëndë trenash, së paku 5 të lënduar
Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Rafz të Cyrihut, me ç`rast anë ndeshur dy trena në mes vete. Për pasojë, kanë pësuar lëndime së paku pesë udhëtarë. Merret vesh se lëndime të rënda ka pësuar lokomotivisti i njërit nga trenat. Pesë vagonë të trenit të shpejtë bashkë me lokomotivën që shkonte në drejtim të Jenstetten kanë rrëshqitur nga binarët.
Një zëdhënës i SBB/SFF ka konfirmuar për mediet se aksidenti ka ndodhur dhe se ka pasur të paktën pesë të lënduar. Për shpëtimin e të lënduarve, përveç autoambulancave është dashur edhe ndërhyrja e shërbimit të shpëtimit me helikopterë, Rega, ka deklaruar një zëdhënëse e policisë.
Ende nuk jepen të dhëna lidhur me përmasat e aksidentit, për shkak të të cilit është ndërprerë linja Bülach-Schaffhauesen.
Dy trena qëndrojnë mbi urën në afërsi të stacionit hekurudhor në Rafz dhe nuk dihet nëse ajo urë ka kapacitet për të përballuar këtë peshë.
Shkaku i aksidentit aktualisht është i paqartë, thotë zëdhënësi i SBB-së.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













