E-Diaspora
Ndeshje miqësore mes deputetëve të Bundestagut dhe ekipt te shoqatës kulturore “Dardania”
Një nga këto aktivitete ishte edhe loja miqësore e futbollit në mes të ekipit të shoqatës kulturore Dardania Bamberg dhe ekipit të deputetëve të Bundestagut gjerman
Integrimi i lartë i bashkatdhetarë tonë ne Bavari vihet ne pah më se miri me aktivitetet kulturore, shkencore e sportive të shoqatave të shumta por edhe të individëve të ndryshëm.
Një nga këto aktivitete ishte edhe loja miqësore e futbollit në mes të ekipit të shoqatës kulturore Dardania Bamberg dhe ekipit të deputetëve të Bundestagut gjerman. Në këtë ndeshje ishin të ftuara për ta mbështetur ekipin e Dardanisë edhe institucionet e Republikës së Kosovës, si Ambasadori z. Cufaj, Atasheu i FSK-së z. Sadrijaj, Konsulli i Përgjithshëm në Mynih z. Nura.
Pas lojës, në darkën e përbashkët me deputetët e Bundestagut, nikoqirë i së cilës ishte kryetari i shoqatës z. Florim Gashi, të pranishmëve ju drejtuan me një fjalë përshëndetëse deputeti i Bundestagut z. Schwarz, kryetari i Komunës së Bambergut z. Lange dhe sekretari shtetëror i ministrisë federale të mbrojtjes z. Silberhorn.
Gjithashtu shoqata Dardania së bashku me Konsullin e Përgjithshëm z. Afrim Nura vizituan Bundestagun -parlamentin gjerman- dhe ministrinë federale të mbrojtjes së Gjermanisë. Këto vizita ofruan edhe një mundësi tjetër të mirë të thëllimit të marrdhënjeve dhe miqësisë në mes të dy vendeve shkruan Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në Partnerët socialë në Zvicër kanë arritur marrëveshje për mbrojtjen e pagave në kuadër të paketës së... -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim -
Trump kritikon sërish Zvicrën -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare
















