Lajme
Ndeshjet në Itali do të mbahen pa tifozë
Të gjitha ndeshjet, edhe ato në Serie A mund të zhvillohet pa shikues, për shkak të druajtjeve nga sëmundja ngjitëse koronavirus.
Kjo sëmundje ngjitëse është duke u shpërndarë me shpejtësi të madhe nëpër veri të Italisë, e cila ka shkaktuar vdekjen e tre personave dhe i ka infektuar mbi 200 të tjerë deri tani, përcjell albinfo.ch.
Katër ndeshje në Serie A u shtynë dje për shkak të shpërthimit të virusit në veri të Italisë.
Ideja për të luajtur ndeshjet në vende neutrale u sugjerua fillimisht, por dukej se u hodh poshtë për shkak të çështjeve logjistike.
Me klubet e Serie A që kanë frikë nga një krizë planifikimi, presidenti i ligës, Paolo Dal Pino, i hartoi një letër qeverisë italiane, ku i kërkonte që të gjitha takimet e Serie A, Kupës së Italisë & ndeshjet evropiane, të luheshin pa shikues deri në largimin e kërcënimeve nga koronavirusi.
Uebfaqja Calcio e Finanza raporton se kryeministri italian Giuseppe Conte pritet të nënshkruajë një dekret këtë pasdite, duke rënë dakord me kërkesën e ligës.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












