Lajme
Ndotja e ajrit, vrasëse edhe e adoleshentëve në Evropë
Ndotja e ajrit vret më shumë se 1200 fëmijë dhe adoleshentë në vit në Europë, sipas një raporti të publikuar nga Agjencia Europiane e Mjedisit (European Environment Agency, EEA) ditën e hënë.
Gjithashtu, rritet ndjeshëm rreziku i shfaqjes së sëmundjeve më vonë gjatë jetës.
Pavarësisht përmirësimeve të bëra në vitet e fundit, niveli i ndotësve kryesorë të ajrit në shumë vende europiane mbetet mbi udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), paralajmëron raporti.
Europa Qendrore-Lindore dhe Italia janë të prekura veçanërisht rëndë.
Pse të rinjtë janë kaq të prekshëm nga ndotja e ajrit?
Fëmijët dhe adoleshentët janë veçanërisht të prekshëm ndaj ndotjes së ajrit, sepse trupi dhe sistemi i tyre imunitar janë ende në zhvillim.
Ekspozimi ndaj dioksidit të azotit dhe ozonit në afat të shkurtër, dhe grimcave të imta – të njohura edhe si PM 2.5 (particulate matter) – në afat të gjatë mund të ndikojë në mirëfunksionimin dhe zhvillimin e mushkërive të fëmijëve. Kjo mund të çojë në sëmundje të frymëmarrjes dhe kardiovaskulare, duke përfshirë astmën, e cila prek 9% të të rinjve në Europë.
Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit gjatë shtatzënisë, lidhet gjithashtu me peshën e ulët të lindjes së fëmijëve dhe rrezikun e lindjes së parakohshme.
Raporti vlerëson se ndotja e ajrit shkakton më shumë se 1200 vdekje të parakohshme në vit, në të rinjtë dhe fëmijët nën moshën 18 vjeç në 32 vendet anëtare të EEA, të cilat nuk përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar, Zvicrën apo Ukrainën.
Edhe pse ky numër është ende i ulët në krahasim me vdekjet e përgjithshme nga ndotja e ajrit, e cila u vlerësua në 311,000 në vitin 2021, ndikimi i vdekjeve ose sëmundjeve kronike në jetën e hershme konsiderohet më i madh.
Në popullatën e gjerë, sëmundjet e zemrës dhe ishemia, janë shkaqet më të zakonshme të vdekjeve të parakohshme nga ndotja e ajrit, të ndjekura nga sëmundjet e mushkërive dhe kanceri i mushkërive.
Sa e keqe është ndotja e ajrit në Europë?
Në vitin 2021, më shumë se 90% e popullsisë urbane të BE-së, ishte e ekspozuar ndaj niveleve të dëmshme të ndotjes së ajrit, thotë raporti.
Ekspozimi ndaj PM 2.5 – ndotësi më i dëmshëm për shëndetin e njeriut – ishte edhe më i lartë, 97%. Grimcat e imëta janë shkaku kryesor i ishemisë, kancerit dhe sëmundjeve të frymëmarrjes.
Të dhënat tregojnë se nivelet e PM 2.5 janë më të këqijat në Europën Qendrore-Lindore dhe Itali, kryesisht për shkak të djegies së lëndëve djegëse të ngurta, si qymyri në shtëpi dhe industri. Zonat, që mendohet se kanë cilësi “shumë të dobët” të ajrit, përfshijnë Piotrków Trybunalski dhe Nowy Sacz në Poloni, Slavonski Brod në Kroaci dhe Kremona në Itali.
Monitorimi tregoi se nivelet e ozonit dhe dioksidit të azotit tejkaluan udhëzimet e OBSH-së në të gjitha vendet, ndërsa nivelet më të larta të ozonit u panë në rajonin e Mesdheut dhe Europën Qendrore.
Faro në Portugali dhe Umeå dhe Uppsala në Suedi, u renditën si qytetet më të pastra europiane me nivelet mesatare më të ulëta të PM 2.5./euronews
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike












