Maqedonia
Ndryshim në ligjin për importin e automjeteve
Të dhënat e fundit nga Drejtoria Doganore e Maqedonisë së Veriut tregojnë se vitin e kaluar janë importuar 37,000 automjete

Nga një janari për automjetet me standarde më të ulëta ekologjike do të paguhet tatim më i lartë. Ligji i ri për tatimin e automjeteve të mërkurën futet në procedurë parlamentare. Me këtë ligj parashihet që në vend të akcizës, në të ardhmen gjatë importit të automjeteve të paguhet tatim. Shkalla me të cilën deri më tani përcaktohej lartësia e shpenzimeve gjatë importit do të mbetet e njëjtë, vetëm se do të ketë shpenzime më të larta varësisht nga emetimi mesatar i dioksidit të karbonit, СО2.
Tatimi i automjeteve përllogaritet në bazë të të dhënave për shumën e emetimit mesatar të dioksidit të karbonit – СО2 i shprehur në gram për kilometër, të dhënat për shumën e 1 grami dioksid karboni СО2 për kategorinë përkatëse varësisht nga lloji i karburantit që përdoret i paraqitur në denarë, të dhënat për vlerën e shitjes së automjetit pa përfshirjen e tatimit të vlerës së shtuar ose gjatë importit të dhënat për vlerën doganore të automjetit të përcaktuara sipas rregullave doganore – thuhet në Ligjin e tatimit të automjeteve.
Për atë se sa do të duhet të paguajnë automjetet e importuara që nuk i plotësojnë standardet mjedisore do të dihet pasi të miratohet ligji. Atëherë do të duhet Drejtoria Doganore të sjellë rregullore që përcakton shumën e detyrimit. Ligji parasheh që automjetet për transportin e tetë ose nëntë pasagjerëve, ambulancat, automjetet për transportin e personave të vdekur dhe automjetet e vjetra të lirohen nga taksa. Qeveria këtë ligj e paralajmëroi si masë për të luftuar ndotjen e ajrit dhe një nxitje për të zëvendësuar parkun e makinave.
Të dhënat e fundit nga Drejtoria Doganore tregojnë se vitin e kaluar janë importuar 37,000 automjete. Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të importuara, 88% kanë qenë automjete më të vjetra se 10 vjet, nga të cilat gati 90% kanë qenë dizel.
E-Diaspora
-
Urime për fillimin e vitit të ri shkollor në Zvicër! Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë përcjell urimet më të përzemërta dhe mirënjohjen e thellë...
-
Dr. Naim Azemaj hap një ordinancë me fokus në parandalimin e sëmundjeve
-
Genti Martinaj, shembull i frymëzimit për të gjithë të rinjtë shqiptarë
-
Gjeneva dhe Brukseli do të marshojnë së bashku për drejtësi më 30 gusht
-
Kupa e Zvicrës: A do të shkruajë histori FC Dardania Lausanne kundër Servette?
Jeta në Zvicër
-
Swatch tërheq fushatën e reklamimit të kontestuar pas akuzave për racizëm Prodhuesi zviceran i orëve, Swatch, ka tërhequr një fushatë reklamuese në mbarë botën pas akuzave për...
-
Edukimi seksual në shkolla, një temë thelbësore që zemëron disa prindër
-
Rikthimi në shkollë në Zvicrën frankofone: çfarë ndryshimesh presin nxënësit?
-
Bëhet thirrje për qira më të ulëta dhe më pak punë gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër
-
Dita e parë e shkollës për 15’500 fëmijë në Kantonin e Cyrihut