Lajme
Ndryshohen rregullat e blerjeve online në BE
Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord të shtrëngojnë rregullat për produktet që shiten në internet për të mbrojtur më mirë konsumatorët.
Shitësit me pakicë në internet dhe kompanitë e zinxhirit të furnizimit duhet të marrin më shumë përgjegjësi për produktet e shitura në internet, sipas një “marrëveshjeje politike tentative” të arritura.
Qëllimi, ndër të tjera, është që produktet e dëmshme të tërhiqen sa më shpejt në të ardhmen, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Kjo ka të bëjë, për shembull, me produktet e shitura nga shitës me pakicë në internet, si Amazon në BE, por të dorëzuara nga një vend joanëtar i BE-së.
“Si rezultat, produktet që nuk plotësojnë standardet tona të sigurisë përfundojnë në tregun e brendshëm (BE)”, theksoi Anna Cavazzini, kryetare e Komisionit për Tregun e Brendshëm dhe Mbrojtjen e Konsumatorit në Parlamentin Evropian.
Cavazzini tha se shtrëngimi i rregullave për shitjen me pakicë në internet ishte shumë i vonuar.
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim Mund të mos i përdorim aq shumë paratë e gatshme – por prapë i duam. Dhe... -
Trump kritikon sërish Zvicrën -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit











