Lajme

Në 24 orët e fundit, 972 infeksione të reja me Covid në Zvicër

Në 24 orët e fundit, 972 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 25,537.  BAG gjithashtu raporton 3 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin.

Asnjë person shtesë nuk u shtrua në spital.  Për shkak të korrigjimeve të të dhënave, sipas BAG, ka “rregullime të vogla në të dhënat e shtrimit në spital”.