Kosova
Në Aeroportin e Prishtinës hiqen kufizimet e numrit të fluturimeve
Së fundmi, Qeveria e Kosovës në një mbledhje të mbajtur të premten ka marrë vendim që t’i heqë kufizimet në intervalet e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, përcjell albinfo.ch.
Më 5 korrik qeveria pati vendosur që fluturimet të realizohen në intervale kohore prej 45 minutave.
Kjo, për shkak të mbrojtjes nga mundësia e përhapjes së koronavirusit të ri.
Mirëpo, me vendimin e ri nuk do të ketë më kufizime të numrit të fluturimeve.
“Ministria e Infrastrukturës ka vlerësuar se mund të hiqen kufizimet prej 45 minutash ndërmjet aterrimeve dhe të vazhdohen operimet pa kufizime në numrin e fluturimeve, por me masa të shtuara që do të implementohen nga Aeroporti dhe do të monitorohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës dhe autoritetet e tjera relevante”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Duhet theksuar se Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe vendimin për hapjen e të gjitha pikave kufitare me vendet e rajonit, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, shkruan rel.
Pikat kufitare që do të hapen janë: Shishtavicë, Orshuq, Borje me Shqipërinë, Glloboqicë, Stanqiq me Maqedoninë e Veriu si dhe pika e kalimit kufitar në Bërnjak me Serbinë.
Qeveria e Kosovës në qershor vendosi për rihapjen e kufijve tokësorë që ishin mbyllur qysh më 13 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Megjithatë, përmes atij vendimi nuk ishin hapur të gjitha pikat kufitare me vendet e rajonit.
Qeveria ka sqaruar se mbeten në fuqi të gjitha masat që ishin miratuar më parë sa u përket hyrje-daljeve në territorin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë Pjesëmarrja e Konsulles së Republikës së Kosovës znj. Floreta Kabashi afirmon angazhimin diplomatik dhe prezencën institucionale... -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Jeta në Zvicër
-
Nemo rikthen trofeun e Eurovisionit Eurovision po përballet me një krizë që po thellohet pasi këngëtari zviceran Nemo, fituesi i vitit... -
Politikani i Aargaut kërkon që autostradat të kthehen në 130 km/orë -
Të dielën orari i ri i SBB -
Mungesë banesash: rritja e ofertës nuk po ecën me kërkesën -
Kosova rikthehet në Davos në Zvicër me “House of Kosova” 2026












