Në Bernë, kundër diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni
Protestuesit shprehën po ashtu keqardhje edhe për vrasjen e pesë të rinjve maqedonas
Ne sheshin Helvetia të Bernës është mbajtur një protestë kundër dhunës që po ushtrohet në Maqedoni, ndaj popullit shqiptar. Protestuesit po ashtu dënuan çfarëdo dhune tjetër që po ndodhë në Maqedoni dhe kërkuan sa më parë të zbulohen aktorët e tillë.
Ata shprehën keqardhje edhe për vrasjen e pesë të rinjve maqedonas dhe apeluan te qeveria e Maqedonisë që të mos nxisë eksese dhe të mos ngjallë urrejtje ndërmjet popujve, veçmas kundër popullit shqiptar.
Grupi i të rinjve shqiptarë, që u identifikua si organizator i protestës, përmes një note të protestës që iu dërgua Ambasadës së Maqedonisë në Bernë, kërkoi t`i jepet fund dhunës ndaj shqiptarë, të ndalet menjëherë bastardimi i gjuhës shqipe, vrasjet policore, diskriminimi ndaj shqiptarëve dhe racizmi i hapur që po shprehet nëpër fushat sportive nga pjesëtaret maqedonas.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani Ita Gani thotë se situata është e rënduar, ndërsa në veri të Izraelit po sulmon paralelisht... -
Norvegji
Filmi i Besim Ugzmajlit shpërblehet me Çmimin “Dokumentari më i Mirë” në Norvegji -
Gjermani
Leander Veizi, drejtori i ri artistik i Theater Regensburg në Gjermani -
Dekreti i Presidentes dhe interpretimi i neneve 82 dhe 86 lidhur me shpërndarjen e Kuvendit -
“Gratë dhe dhuna në familje e shoqëri” në fokus të tryezës diskutimi në Cyrih me rastin e 8 Marsit
Jeta në Zvicër
-
Dëshimtari shqiptar: Ai i hodhi vetes benzinë dhe pastaj i vuri flakën vetes Të martën në mbrëmje shpërtheu një zjarr në një autobus postar në Kerzers, duke rezultuar me... -
Zvicër
Dyshohet për akt të qëllimshëm, 6 viktima nga zjarri në një autobus në Kerzers -
Kerzers: Dëshmitarët thonë se “një person ka përdorur qëllimisht një pajisje ndezëse” -
Guy Parmelin i tronditur nga zjarri në Chiètres -
Zvicër: Policia dyshon për veprim të qëllimshëm pas zjarrit në autobus në Chiètres












