Lajme

Britani: Vaksinimi i punonjësve shëndetësorë, i obligueshëm

Vaksinat kundër koronavirusit mund të jenë të obligueshme për personelin shëndetësor në Shërbimet kombëtare shëndetësore (NHS) në Britani të Madhe, në plane që i shqyrtojnë ministrat, njoftuan BBC dhe The Gardian.

Qeveria britanike tashmë është konsultuar nëse duhet të bëhen vaksina të obligueshme për punonjësit socialë, ndërsa ministrat janë duke menduar nëse duhet ta bëjnë të njëjtën për personat mjekësorë.

Ministrat Nadhim Zahavi tha se është e rëndësishme të studiohet se si të mbrohen kategoritë më të cenueshme.

Ai shtoi se ka precedencë – vaksinohen kirurgët kundër hepatitit B, “prandaj kjo është diçka për çka jemi duke menduar”.

Në Britani të Madhe janë 870 pacientë me koronavirus në spital, sipas të dhënave të fundit të qeverisë në krahasim me pikun më të lartë prej 39.249 në janar.