Kultura
Në Cannes, tash festival serialesh
Organizatorët kanë thënë se kanë pranuar 130 seriale, por vetëm 10 janë përzgjedhur për garë. Drejtori artistik i Caneseries, Albin Lewi, e prezantoi përzgjedhjen në Paris
Përzgjedhja zyrtare për festivalin në Cannes për seriale, që do të mbahet së shpejti në këtë qytet, tashmë ndodhi në Paris. Po aq i vlerësuar sikurse edhe vetë festivali i filmit, edicioni i parë i asaj që u quajt Canneseries, e që do të mbahet në prill, do të prezantojë garën mes 10 serialeve që nuk janë parë ende, e që vijnë nga 9 shtete.
Organizatorët kanë thënë se kanë pranuar 130 seriale, por vetëm 10 janë përzgjedhur për garë. Drejtori artistik i Caneseries, Albin Lewi, e prezantoi përzgjedhjen në Paris.
“Kishim 130 seriale që aplikuan, por zgjodhëm vetëm 1o nga e gjithë bota, 9 shtet dhe seriale të ndryshme të të gjitha zhanreve dhe jemi shumë të lumtur për këtë që po ndodh”, deklaroi Levi.
Në këtë festival do të marrin pjesë shumica e aktorëve në seriale dhe krijuesit e tyre, e ceremonia e fituesve do të mbahet në natën e fundit. Juria do të kryesohet nga autori amerikan Harlan Coben, librat e të cilit janë shitur me miliona kopje në botë.
Në juri janë edhe aktorja gjermane Paula Beer, aktori amerikan Michael Kenneth Williams, aktorja turke Melissa Sozen, kompozitori Cristobal Tapia De Veer dhe skenaristja e regjisorja Audrey Fouche.
Festivali i serialeve në Kanë do të fillojë më 7 prill dhe përfundon më 11 prill.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














