Lajme

Në cilat vende të Evropës janë ngritur më së shumti çmimet e pronave?

Duket se çmimet e shtëpive janë rritur me më shumë se 166 për qind që nga viti 2015 në Hungari, por ka një vend me rritje edhe më të lartë, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se çmimi i një apartamenti në Stamboll tani është në konkurrencë të ngushtë me çmimet e qyteteve të shtrenjta, si Parisi dhe Londra, pasi shifrat tregojnë se çmimet e banesave turke janë 12 herë më të larta se sa ishin nëntë vjet më parë në terma nominalë.

Ndër vendet anëtare të OECD-së, shtetet e Evropës veriore, si Suedia dhe Finlanda, kanë parë ndryshimin më të vogël, me më shumë se 4 për qind rritje në çmimet nominale të banesave që nga viti 2015.

Në anën tjetër të shkallës qëndron Turqia, e cila ndiqet nga Hungaria, ku çmimet janë 166 për qind më të larta se sa ishin më 2015.

Shumica e vendeve të OECD-së panë që çmimet e banesave të tyre të rriteshin në dyshifror midis 2015 dhe 2023. Megjithatë, çmimet turke dallohen edhe shkaku numrit të madh të blerësve rusë, duke i ngritur edhe çmimet e qirave aq lartë, sa që edhe guvernatori i Bankës qendrore të vendit nuk mund t’i përballojë.

Megjithatë, ndërsa çmimet e banesave turke janë rritur gradualisht që nga viti 2015, ato filluan të rriten me shpejtësi të madhe në vitin 2021.

Ata arritën kulmin e tyre në vitin 2022, kur çmimet e banesave u rritën 168 për qind në një vit, e ndjekur nga një rritje prej 76 për qind në vitin 2023.

Ndërkohë, në gjithë Evropën dhe SHBA-në, çmimet e banesave u goditën në fund të vitit 2022 pasi bankat qendrore në këto ekonomi filluan të rritin normat e interesit për të trajtuar inflacionin e lartë, i cili rriti normat e hipotekave në proces.

Nga ana tjetër, Banka qendrore turke uli normën e saj bazë në gusht të vitit 2022, edhe pse në nëntor të atij viti inflacioni në vend ishte afër 85 për qind.