CH-Ballkani
Në cilin shtet ka më shumë të burgosur?
Numrin më të ulët të të burgosurve në Ballkanin Perëndimor e ka Kosova, me 106 të burgosur për 100 mijë banorë
Për vitin 2018, Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve për 100 mijë banorë. Sipas të dhënave të mbledhura nga Organizata Prison Studies dhe të publikuara në World Prison Brief, për 100 mijë banorë numri i të burgosurve në Shqipëri ishte 193. Krahasuar me vendet e rajonit, ky është numri më i lartë.
Në vendet e Ballkanit Perëndimor, pas Shqipërisë, për numër të lartë të burgosurish renditet Mali i Zi me 174 të burgosur për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Serbia me 174 të burgosur për 100 mijë banorë, Maqedonia me 134 të burgosur për 100 mijë banorë, shkruan ‘monitor’.
Numrin më të ulët të të burgosurve në Ballkanin Perëndimor e ka Kosova dhe Bosnjë Hercegovina me përkatësisht 106 dhe 73 të burgosur për 100 mijë banorë, përcjell albinfo.ch.
Për sa i përket kontinentit evropian, vendet e Lindjes dhe kryesisht ato që kanë dalë nga regjimet komuniste kanë numër më të madh të burgosurish për 100 mijë banorë.
Në vend të parë në Evropë qëndron Rusia, ku sipas të dhënave për vitin 2018, numri i të burgosurve ishte 400 për çdo 100 mijë banorë. Numër të lartë të burgosurish kanë edhe vendet e baltike dhe Bjellorusia, ku numri i të burgosurve i kalon 200 për çdo 100 mijë banorë.
Edhe Turqia renditet ndër vendet me numër të madh të burgosurish, ku për çdo 100 mijë banorë në 2018-n llogariten rreth 287 të burgosur. Pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi, numri i të burgosurve atje është rritur ndjeshëm.
Numrin më të lartë të të burgosurve në të gjithë botën për vitin 2018 e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku sipas të dhënave të publikuara për 100 mijë banorë kishte 655. Edhe vendet e Amerikës Latine kanë një numër të lartë të burgosurish, ndërsa numrin më të madh e ka Brazili me 323 të burgosur për 100 mijë banorë.
Në Azi, numrin më të lartë të të burgosurve për 100 mijë banorë e ka Tajlanda, ku sipas të dhënave në 2018-n kishte rreth 520 të burgosur për 100 mijë banorë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane Sipas Stefan Meierhans, "dallimet midis kantoneve janë shumë të mëdha". Ato variojnë nga 630 franga në... -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme













