Kosova
Në cilin vend është interneti më i shpejtë në Evropë
A keni menduar ndonjëherë se cili vend ka internetin më të shpejtë në rajonin tonë dhe cili në Evropë?
Kërkimet e kryera nga faqja britanike Cable janë marrë pikërisht me këtë temë, ndërsa rezultatet janë publikuar nga portali “Landgeist”.
Kur bëhet fjalë për vendet e Gadishullit Ballkanik, me shpejtësi lidhjeje interneti prej 97.9 Mbps, Maqedonia e Veriut është në vendin e parë.
Është përpara Sllovenisë (97 Mbps), Serbisë (60.5 Mbps), Kosovës (57.3 Mbps), Greqisë (53.9 Mbps), Malit të Zi (49.5 Mbps), Bosnjë e Hercegovinës (44 Mbps) dhe Bullgarisë (40 Mbps).
Interneti më i shpejtë në Evropë është në ishullin Jersey (264 Mbps), i cili ndodhet midis Britanisë së Madhe dhe Francës, në Lihtenshtajn (246.8 Mbps) dhe në Islandë (229.4 Mbps).
Shpejtësia e internetit prej 152.5 Mbps gjendet në Francë, gjersa në Holandë 142.5 Mbps, në Spanjë 133.3 Mbps dhe në Gjermani 81.7 Mbps.
Interneti më i ngadalshëm në Evropë është në Kroaci 25.7 Mbps, Shqipëria 25.4 Mbps dhe Turqia 24.8 Mbps.
Të dhënat bazohen në analizën e më shumë se 1.5 miliardë testeve të shpejtësisë së qasjes me brez të gjerë në 229 vende gjatë 12 muajve që përfundojnë më 30 qershor të këtij viti.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Halbtax PLUS’ Abonimi ‘Halbtax PLUS’ ka qenë shumë i popullarizuar në mesin e udhëtarëve zviceranë, pavarësisht një defekti...
-
Sa e pasur është klasa e mesme e Zvicrës?
-
Pasagjeri që humbi jetën në Titanik kishte një orë zvicerane që pritet të dalë në ankand për 80 mijë dollarë
-
Pritje në Kantonin Obwalden për Konsullin e Kosovës në Cyrih
-
3.5 milionë zviceranë janë të varur nga telefonat inteligjentë