Turizëm
Në cilin vend evropian shpenzojnë më shumë gjatë pushimeve të verës?
Danezët janë më aktivë në Evropë kur bëhet fjalë për planifikimin e një pushimi veror, sipas një studimi nga Instituti Yeov në mesin e 9,000 evropianëve, të cituar nga gazeta franceze “Les Echos”, përcjell albinfo.ch.
65% e banorëve të vendeve skandinave planifikojnë të largohen këtë verë, pasuar nga italianët dhe spanjollët (64%), portugezët (59%) dhe britanikët (58%). Vetëm 51 për qind e francezëve planifikojnë se do të shkojnë në pushime gjatë verës, duke tejkaluar vetëm gjermanët, prej të cilëve vetëm gjysma e tyre planifikojnë një pushim veror.
Britanikët kanë ndarë buxhetin më të madh të pushimeve verore – nga 2,272 euro, të ndjekur nga italianët me 2,110 euro dhe gjermanët me 2,099 euro. Pastaj spanjollët ndoqën me 1.940 euro, francezët me 1.787 euro, portugezët me 1.431 euro dhe danezët me 1.385 euro.
Dallimet në buxhet nuk lidhen me standardet e ndryshme të jetesës në vendet evropiane. Produkti i Brendshëm Bruto (BPV) për frymë në Francë, për shembull, është më i lartë se ai në Spanjë dhe Itali, por banorët e këtyre dy vendeve planifikojnë të ndajnë një buxhet më të madh për pushimet verore.
Për shkak të kësaj, danezët planifikojnë të shpenzojnë vetëm 1,385 euro këtë verë, edhe pse BPV për kokë banori është dukshëm më i lartë se në vendet e tjera evropiane, sipas Yougov.
Dallimet në buxhet shpjegohet me “dallimet kulturore”, sidomos lidhur me marrëdhëniet me të holla dhe konsum. 58% e britanikëve mendojnë se paratë shpenzohen dhe përjetohen si një mjet për të shijuar, ndërsa vetëm 44% e danezëve të njohur kanë të njëjtin mendim.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Katër të rinj nga Friburgu humbën jetën në një aksident rrugor në Francë Katër të rinj nga Fribourg, të moshës 16 deri në 18 vjeç, humbën jetën të premten... -
Mungesë banesash: Një apartament 60-vjeçar ofrohet për 18 milionë franga -
Cyrih: Shoferi kosovar arrestohet pasi theu kontrollin e policisë -
Cilat kompani zvicerane të sigurimeve shëndetësore do të jenë më të lira në vitin 2026? -
Çfarë ndryshimesh në imigracion i presin të huajt në Zvicër në vitin 2026 dhe më tej?














