Tematike
Në Cyrih mund të bëhesh polic edhe pa pasaportë zvicerane
Këshilli i qytetit të Cyrihut ka vendosur të mërkurën të pranojë në shkollën e policisë edhe të huaj me leje qëndrimi të përhershme (C)
Kush dëshiron të bëhet polic, ka nevojë për një pasaportë të kuqe – ky është të paktën rregulli në shumicën e kantoneve. Por, kjo praktikë po zbutet në Cyrih, shkruan blick.ch.
Tani, edhe të huajt në qytetin më të madh të Zvicrës do të lejohen të ndjekin shkollën e policisë, transmeton albinfo.ch.
Një polic i vërtetë, ka, siç dihet, një armë – dhe një pasaportë zvicerane. Kështu e shohin këtë punë shumica e kantoneve në Zvicër.
Por, qyteti i Cyrihut tani po devijon nga ky rregull. Këshilli i qytetit ka vendosur të mërkurën të pranojë në shkollën e policisë edhe të huaj me leje qëndrimi të përhershme (C).
Në Cyrih, një e treta e popullsisë është pa pasaportë zvicerane. “Policia duhet të jetë afër njerëzve”, shkruan Këshilli i Qytetit në një deklaratë. Kjo do të thotë se aty duhet llogaritur edhe pjesa e huaj e popullsisë.
Për më tepër, të huajt pritet të sjellin me vete aftësinë e vlefshme të njohjes së gjuhës së huaj.
“Puna e policit nuk është çfarëdo pune”, thotë për gazetën, Mauro Tuena, kryetar i SVP-së së Cyrihut dhe deputet nacional, duke e shikuar me sy kritik këtë çështje.
Policë kanë për detyrë të zbatojnë ligjin. Për këtë punë atyre u jepet një armë nga shteti dhe e drejta për të përdorur forcën.
“Duke pasur një përgjegjësi kaq të madhe, popullata mund të presë që polici të njohë sistemin tonë dhe të jetë në gjendje të flasë gjuhën tonë”. Dhe, Tuena, e sheh si të garantuar këtë cilësi vetëm për njerëzit që kanë pasaportë zvicerane.
Por kjo gjë shihet ndryshe në kantone të ndryshme të Zvicrës.
Ka kohë që të huajt mund të bëhen policë në kantonet si: Basel-Stadt, Schwyz, Neuchâtel dhe Jura.
“Ne kemi pasur përvoja pozitive në këtë çüeshtje” thotë Erwin Mächler, kreu i Burimeve Njerëzore në Kapo (Policinë Kantonale) Schwyz, transmeton albinfo.ch.
Zgjedhje më e madhe për kuadro të përshtatshme
Pothuajse askush në popullatë nuk shqetësohet nga policët që nuk kanë pasaportë zvicerane, thotë Mächler. Sigurisht që ndonjëherë ka edhe diskutime rreth kësaj.
“Ndodh që policët duhet të arsyetojnë prejardhjen e tyre nacionale ose të reduktohen nga qytetarët vetëm në prejardhjen e tyre”. Por kjo ndodh shumë rrallë. Marrë në përgjithësi, praktika është treguar e suksesshme, përcjell albinfo.ch. “Ne kemi një zgjedhje më të madhe për të gjetur njerëz të përshtatshëm”, thotë Mächler, duke ju referuar punësimit të policëve pa pasaportë zvicerane.
Falë policëve që kanë një formim shtesë kulturor, ne kemi qasje më të lehtë në kulturat e huaja.
Megjithatë, në shumicën e kantoneve vlen ende rregulli: Nuk ka armë policie për njerëzit pa pasaportë të kuqe. As në Aargau nuk duan ta ndryshojnë këtë rregull.
“Tani kemi mjaft aplikantë me pasaporta zvicerane”, thotë Daniel Saridis, Zëvendës Shefi i Trajnimit. Ai jep edhe një arsye tjetër për t’iu përmbajtur praktikës në fuqi: “Meqenëse të huajt nuk kanë të drejtë vote, atyre mund t`u duhet të zbatojnë ligjet të cilat nuk i kanë votuar.
” Zviceranët kanë më pak gjasa të përballen me këtë rrezik, pasi ata mund të marrin pjesë në ngjarje politike. Saridis nuk dyshon se të huajt nganjëherë janë shumë mirë të integruar – edhe pa pasur pasaportë zvicerane, përcjell albinfo.ch. “Shumë të huaj janë më `zviceranë`se disa zviceranë,” thotë ai. Në thelb të gjithë janë të mirëpritur në polici: “Ne prandaj, thjesht u themi atyre: ‘natyralizohuni’.”
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë













