E-Diaspora

Në Cyrih ishte ndaluar automjeti që po bartte mish ilegalisht

Hetimet fillestare kishin treguar se mishi dyshohej se ishte menduar për një piceri në Cyrih

Punonjësit e Policisë Kantonale të Cyrihut dhe Administrata Federale e Doganave Zvicerane ndaluan një automjet në korrik të vitit 2018.

Ky automjet kishte hyrë kohët e fundit në Zvicër përmes vendkalimit kufitar Kaiseraugst. Pas kontrolleve, ata gjetën në automjet 244 kilogramë proshutë, njoftoi Dogana Federale të mërkurën.

Hetimet fillestare kishin treguar se mishi dyshohej se ishte menduar për një piceri në Cyrih, raporton 21 Minuten.

Pas hetimeve të gjata nga Dogana, u konstatua se operatori i restorantit kishte importuar mish të paligjshëm nga Gjermania në Zvicër 14 herë që nga 2017. E totali sipsa doganave arrin në mbi 800 kilogramë, përcjell albinfo.ch.

Pronari i restorantit për arsye të kontrabandimit me mish, i është shmangur tatimit dhe taksës së vlerës së shtuar prej më shumë se 13 000 franga zvicerane, njoftoi Administrata Federale e Doganave.