Kosova
Në festivalin ndërkombëtar ‘Art Without Limit` shfaqen 40 filma
Tashmë dihet se “Art Without Limit International Film Festival” është festivali më i ri i filmit në Kosovë, i cili mbahet nga data 28-30 shtator në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Duhet theksuar se AWLIFF është i vetmi festival në Ballkan, ku të gjithë filmat, të cilët janë në program për t’u shfaqur, kanë si temë personat me nevoja të veҫanta.
Festivali është organizuar nga një grup femrash dhe NGO “Art Without Limit” me drejtoreshë ekzekutive Ganimete Sava, ndërsa drejtor artistik është regjisori Burim Haliti e drejtor i programit Michael Stoeger.
Mbështetjen më të madhe për festivalin e ka dhënë producenti i njohur austriak Veit Heiduschka, i cili do të jetë president i jurisë profesionale i festivalit.
Heiduschka si producent ka fituar ҫmimin Oskar me filmin ‘Amour’, së bashku me regjisorin e famshëm Michael Haneke.
Mbi 500 filma nga 70 vende të botës kanë aplikuar për të qenë pjesë e programit të festivalit, selektorët kanë përzgjedhur 40 prej tyre, për t’u shfaqur në edicionin e parë në këtë festival.
Juria profesionale do të ndajë tetë çmime:
-Golden dhe silver për filmin më të mirë të shkurtër (Fiction)
-Golden dhe silver për filmin më të mirë të shkurtër (Dokumentar)
-Golden dhe silver për filmin më të mirë të shkurtër (Animacion)
-Projekti më i mirë i portretizuar (Dokumentar)
-Projekti më i mirë, i cili fuqizon gruan
Ndryshe, festivali ishte paraparë të mbahet në ‘Kino Armata’ në Prishtinë, por për shkak të pandemisë COVID-19, këtë vit do të mbahet online.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori













