Kultura
Në Galerinë e Arteve të Kosovës ekspozitë e grafistit Adem Dërmaku
Një përmbledhje pikturash, grafikash dhe vizatimesh të punuara gjatë shtatë vjetëve të fundit në diasporë, përkatësisht në Zvicër, të shkëputura në cikle të ndryshme që ka përzgjedhur grafisti kosovar, Adem Dërmaku, do të pasqyrohen në një ekspozitë personale të tij, më 9 dhjetor, në Galerinë e Arteve të Kosovës në Prishtinë.
Grafisti Adem Dërmaku është shprehur i kënaqur që po rikthehet sërish me ekspozitë në Kosovë.
Kjo është hera e dytë që prezanton veprat e tij para artdashësve kosovarë.
Dërmaku ka thënë për albinfo.ch se megjithatë është nder i madh të ofrosh për publikun kosovar një përmbledhje të veprave të punuara gjatë shtatë vjetëve të fundit.
“Është ndjenjë e veçantë të ekspozosh para shokëve, kolegëve e profesorëve, në vendin ku edhe kam kaluar pjesën më të mirë të jetës sime gjatë studimeve”, ka thënë Dërmaku.
Kjo është ekspozita e katërt personale e grafistit Dermaku. Ekspozita e tij e fundit me grafikë ishte prezantuar në Cyrih. Punimet e tij ishin prezantuar në copa letre e në litografi, me datat e skicuara të ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve brenda një shekulli.
Artisti gjilanas gjithmonë kishte frymëzim vendlindjen, ndërsa të gjitha punimet i ka të krijuara në Zvicër. Edhe ekspozita që do të hapet në Prishtinë është përmbledhje me piktura, grafika dhe vizatime të punuara në teknika të kombinuara që në fokus kanë historinë e popullit shqiptar në Kosovë.
Po ashtu, në punimet e Dërmakut gjen motivet edhe të karakterit provincial dhe rural të Kosovës. Ekspozita në Galerinë e Arteve të Kosovës do të jetë e hapur deri më 24 dhjetor.
Dërmaku ka marrë pjesë në mbi 70 ekpozita kolektive nëpër vende të ndryshme të botës, si në Kosovë, Shiqpëri, Maqedoni, Bullgari, Rumani, Zvicër, Gjermani, Austri, Francë, Spanjë dhe Japoni.
Adem Dërmaku është lindur më 31.07.1978 në Gjilan. Ka diplomuar në vitin 2001 në degën e grafikës në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, te profesori Fatmir Krypa dhe ka magjistruar në vitin 2005, po te i njëjti profesor. Dërmaku është i specializuar në litografi, aktualisht është i punësuar si asistent në studion e Grafikës në teknikën e Litografisë, Grafische Anstalt J.E Wolfensberg AG, në Cyrih.
E-Diaspora
-
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës Dega e LDK-së në Austri ka organizuar mbrëmë një tubim me mërgatën në Amstetten të Austrisë,... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur Tre burra nga Maqedonia pësuan lëndime të lehta dhe të mesme. Një burrë nga Kosova, një... -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë?











