Lajme
Në Gjakovë filloi festivali i “Sofrës”
E reja dhe e vjetra takohen në "Lamën e Drithit" në Gjakovë nën tingujt e muzikës. Kjo festë është bërë tradicionale me ardhjen e bashkatdhetarëve
Një prej aktiviteteve më të këndshme verore, filloi mbrëmë në atë që vetë gjakovarët e quajnë “Lomën e Drithit”, e cila bashkon në një eveniment të rinjtë dhe të vjetrit e Gjakovës, duke ndarë bashkë kulturën, muzikën dhe veshjet tradicionale shqiptare dhe ato të reja-avangarde.
Festivali i Sofrës, sipas organizatorëve, është gërshetim i kultivimit të traditës gjakovare kulturore dhe kulinare dhe pasurim me krijimtarinë e re.
“E reja dhe e vjetra takohen në Lamën e Drithit në Gjakovë nën tingujt e muzikës që mishëroi repertoarin e muzikës shqiptare. Kënaqësi të mirëpresim bashkatdhetarët tanë nga e gjithë Evropa dhe Amerika që ishin mbrëmë prezent”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës, të cilin e transmeton Albinfo.Ch.
Falënderim i veçantë, sipas tyre, shkon për ministrin e Diasporës Valon Murati për përkrahjen që ia dha festivalit dhe prezencen e tij me bashkëpunëtorë mbrëmë në Gjakovë. Festivali vazhdon edhe sonte me muzikë, ushqim dhe atmosferë që dinë ta mbajnë dhe prezantojnë vetëm gjakovarët.
“Eja edhe ti për një përjetim të veçantë në Gjakovë”, shkruan në njoftimin e komunës.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











