Feja
Në Gjenevë u bëhet homazh viktimave të Holokaustit
Ftesës së organizatës joqeveritare “I AM YOUR PROTECTOR” për të përkujtuar viktimat dhe tmerret e Holokaustit i janë përgjigjur personalitetet më të larta të kantonit të Gjenevës.
Këtë manifestim, që kishte në qendër të vëmendjes nderimin e personave të kombësive të ndryshme që kanë shpëtuar jetës e shumë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, e ka hapur zonja Albana Krasniqi –Malaj, kryetare e kësaj organizate në Zvicër.
Duhet theksuar se njëkohësisht zonja Krasniqi – Malaj kryen edhe funksionin e drejtoreshës së Universitetit Popullor Shqiptar të Gjenevës, e po ashtu është edhe anëtare e Komisionit Federal për Migrim me seli në Bernë.
Të pranishmëve të tubuar në sheshin “Place du Molard” të Gjenevës fillimisht u është sqaruar karakteri dhe qëllimi i formimit të kësaj organizate joqeveritare me bazë në SHBA-së. Historia, potencoi zonja Malaj, na ka treguar se forcat që nxisin urrejtjen mund të çojnë në persekutim dhe ndonjëherë deri në gjenocid. Por, historia na tregon po ashtu se kur individë apo grupe i kundërvihen urrejtjes, ata kanë forcë t’i ndryshojnë realitetet.
“I Am Your Protector” u bën homazh atyre burrave dhe grave të jashtëzakonshëm që vënë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar nga Shoah jetën e qindra hebrejve.
Ky aktivitet komemorativ është homazh për mbrojtësit shpëtimtarë e djeshëm dhe të sotëm, atyre që u hapin dyert refugjatëve të konflikteve, me gjithë frikën dhe drojën që mund ta shoqërojë këtë akt.
Pastaj është thënë që synim i organizatës së lartpërmendur është mobilizimi i njerëzve paqedashës e vullnetmirë në parandalimin e dhunës dhe të urrejtjes ndëretnike e ndërfetare.
Më këtë moto nga kjo organizatë janë organizuar homazhe të ngjashme edhe në Nju-Jork, Washington e Tiranë.
Gjatë ligjëratës së saj zonja Krasniqi-Malaj me theks të veçantë ka folur për kontributin e komunitetit shqiptar dhënë mbrojtjes së popullsisë hebraike gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar se historia përsëritet në rrethana të tjera.
Angazhimin e këtij komuniteti rreth kësaj çështjeje ajo e ka ilustruar me dhjetë shembuj konkretë.
Një rol të rëndësishëm në mbrojtjen dhe strehimin e hebrenjve fatkeq, të cilët ishin cak i sulmeve nga ana e nazifashistëve hitlerianë, e kanë luajtur edhe shqiptarët.
Për herë të parë nga ky takim u mësua që Mbreti Zogu i Parë i Shqipërisë ishte treguar i mëshirshëm me hebrenjtë, të cilëve në periudhën e sundimit të tij u kishte ofruar mbrojtje të plotë.
Dihet botërisht që shqiptarët kanë rrezikuar ekzistencën e vet duke marrë në mbrojtje familjeje të shumta të hebrenjve, gjë të cilën nuk e kanë bërë popujt e tjerë të Ballkanit.
Ky fakt do të argumentohet së shpejti nëpërmjet fotografive të shumta, të cilat do të ekspozohen në shtator të këtij viti këtu në Gjenevë.
Përfaqësuesit zyrtarë z. André Castella, sekretar shteti i Gjenevës dhe Thierry Apothéloz, president i shoqatave të komunave të Gjenevës, folën për mundësitë e bashkëjetesës paqësore dhe ndërtimit të sigurt të së ardhmes bashkarisht. Ata përgëzuan IAYP dhe UPSH-në për organizimin e veçantë dhe konceptin origjinal.
Më pas fjala u është dhënë tre përfaqësuesve shpirtërorë hebrenj, protestant dhe mysliman që në mënyrë simolike kishin përgatitur një fjalë të përbashkët.
I pari foli Rabini i komunitetit hebraik liberal të Gjenevës, François Garai.
Ai i njohur me replikat e tij dhe letërkëmbimet me komunitetet e tjera fetare që jetojnë në Zvicër e Francë, diskutimin e tij e ka përqendruar tek e kaluara e dhimbshme e popullit të tij.
Megjithatë ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me të gjitha konfeksionet që veprojnë në Gjenevë.
Rreth kësaj periudhe të dhimbshme dhe me pasoja fatale për njerëzimin ka folur edhe zonja Marie Cenec, udhëheqëse e Shoqatës “APPEL SPIRTUEL DE GENEVE”.
Zonja Cenec studimet në fushën e teologjisë i ka kryer në Universitetin e Strasburgut në Francë dhe në atë të Gjenevës.
Puna e saj e deritashme rezulton me përpjekje qëllimmira dhe angazhim të duhur në ofrimin e njerëzve pa parë asnjëherë ngjyrën dhe origjinën e tyre.
Në këtë marsh përkujtimor ka prezantuar edhe kryetari i Fondacionit të Njohjes së Ndërsjellë, zoti Chbab Ahmed.
Ai këtë formë të manifestimit e ka cilësuar si gjetje të rrugës për pajtim me njëri-tjetrin.
Si përfaqësues i komunitetit mysliman, z. Ahmed aktet e dhunës i ka vlerësuar të dëmshme.
Ai gjithmonë ka preferuar rrugën e dialogut si formën e vetme të zgjidhjes së problemeve.
Personalitet nga fushat e politikës, artit dhe shoqërisë civile, ndër të cilët Nicolas Roguet, shef i zyrës së integrimit, Marine Sumi, deputete e Gjenevës, Emilie Elkaim, drejtuese e IAYP në Gjenevë, Monique Eckman, profesoreshë nderi në HES Gjenevë, Naim Malaj, ish-ambasador i Kosovës në Zvicër, Carmen Frölicher- Stines, përfaqësuese e Komisionit federal për migracione, lexuan më pas 10 portrete të shpëtimtarëve dhe ndezën qirinj në kujtim të të gjithë atyre që ndihmuan dhe atyre që humbën jetën në këtë luftë.
Ky aktivitet ngjalli kureshjen e gazatarëve të shumtë të pranishëm.
Homazhi kushtuar viktimave milionëshe të Luftës së Dytë Botërore është mbyllur me zotimin se edhe në të ardhmen shoqata “Jam mbrojtësi yt”, në bashkëpunim me miqtë e saj do të organizojë aktivitete të ngjashme me qëllim të pajtimit të popujve dhe afirmimit të vlerave kulturore të tyre.
E-Diaspora
-
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra, po udhëtonin drejt të afërmve... -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” -
Austri
Kosova prezantohet me produkte dhe verëra vendore në Forumin Ekonomik të Vjenës -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore


















