E-Diaspora
Në Gjenevë u kërkua “Drejtësi për Astritin”
Qëllimi i tubimit të sotëm kujtimi për Astritin,"kërkesa për lirimin e të gjithë të burgosurve politik në Kosovë, denoncimi i qeverisë autoritare që prej shumë vitesh ushtron diktaturë në vend" etj
Ashtu siç ishte paralajmëruar, pasditen e sotme në Gjenevë, në sheshin e Kombeve u mbajt një homazh dhe protestë me moton “Drejtësi për Astritin”. Një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve ishin tubuar në sheshin e njohur në të cilin për dekada të tëra shqiptarët kanë protestuar për lirinë e Kosovës.
Kësaj radhe ata ishin bërë bashkë për të kundërshtuar politikën që, sipas tyre ka vrarë Astrit Deharin dhe bashkë me të, edhe shpresën për një Kosovë që funksionon e lirë dhe demokratike. albinfo.ch ka qenë e pranishme në tubim prej nga sjell dhe për lexuesit pamje dhe fjalë.
Qëllimi i tubimit të sotëm kujtimi për Astritin, “kërkesa për lirimin e të gjithë të burgosurve politik në Kosovë, denoncimi i qeverisë autoritare që prej shumë vitesh ushtron diktaturë në vend”etj.
Ndërsa afishet e përdorura me këtë rast kanë qenë: Drejtësi për Astritin; Lironi të burgosurit politikë; Ndal diktaturës Thaçi&Mustafa etj. Jane thirrur po ashtu zëshëm parullat si: “Drejtesi për Astritin”, “Poshte qeveria”, “Liri për të burgosurit politikë” etj.
Protesta kishte qëllim denoncimin e qeverisë së korruptuar dhe me sjellje diktatoriale, pa dallim ngjyrash politike.
Tubimi është organizuar nga një këshill të rinjsh, kryesisht studentë shqiptarë të Gjenevës.
Gjatë tubimit që ka zgjatur një orë, me fjalime me një fjalë në gjuhën shqipe dhe frënge është paraqitur aktivisti Alban Baftiu.
Në fund, Alban Baftiu ftoi të gjithe të pranishmit që secili në mënyrën e tij të aktivizohet për një Kosovë demokratike ashtu siç e kishim kërkuar gjithmonë.
Manifestuesit u shperndanë të qetë, nën ethet e nëntorit të ftohtë, medeomos me kujtimet e tyre te hidhura, që sheshi i OKB u sillte atyre, pasi që gjatë shumë viteve ishte bërë “mburojë” ku protestohej e denoncohej qeveria okupuese e regjimit te Millosheviqit. Ne sytë e disa nenave dukeshin edhe sot lotët, atyre që dikur për netë të tëra u sillnin bukë protestuesve që rrinin me net të tëra në këtë shesh.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres





















