Bota
Në Gjermani nis iniciativa: Pagë të njëjtë, për punën e njëjtë
Në Gjermani Qeveria ka filluar aplikimin e ligjit që u mundëson punëtorëve më shumë barazi.
Kjo në veçanti për të ofruar barazi gjinore, sepse femrat nuk paguhen njëjtë sikurse meshkujt.
Këtë iniciativë të filluar po e përkrah edhe ministri i Jashtëm, Heiko Maas.
Ai në një postim në rrjetet sociale ka bërë thirrje që gjithë punëdhënësit ta përkrahin këtë iniciativë, në veçanti të përkrahen më shumë femrat, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
“Viti 2019 ende vazhdon të jetë i pabarabartë në shumë fusha, sidomos për punëtoret femra. Nëpërmjet kësaj ne synojmë të ulim pabarazinë në shoqëri”.
Sipas kryediplomatit gjerman, synohet që të luftohet për “pagë të njëjtë, për punën e njëjtë”.
Kjo ka ardhur nga Partia Social Demokrate e Gjermanisë, nga planprogrami qeverisës.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












